• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hashim Thaçi që ia pa sherrin Hashim Thaçit gjatë bombardimeve

by Aalison Pearse Stevens
03/04/2016 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emrin e mbajnë të njëjtë por nga pikëpamjet e tyre politike dallojnë shumë. Është ky Hashim Thaçi, i LDK-së, i cili mban emrin e njëjtë me ish-kreun e PDK-së, tanimë president në ardhje.

Emrin që mban Hashim Thaçi i LDK-së, thotë se më shumë ia ka parë “sherrin” sesa “hairin”. Sherrin më të madh emrit që mban ia pa para luftës dhe gjatë luftës në Kosovë, ku shpeshherë i ishte rrezikuar edhe jeta.

Ai tregoi se letërnjoftimin nuk kishte guxuar ta merrte asnjëherë me vete, pasi që i figuronte emri Hashim Thaçi.

“Më kujtohet kur është dënuar si student dhe u shua Rilindja, atëherë të gjithë mendonin që unë jam ai Hashim Thaçi. Nuk kaloj shumë kohë dhe ajo u kuptua, sepse edhe unë kam qenë një prej atyre në ekstrem që kemi qenë kundër pushtetit.

Në kohën e luftës, letërnjoftimin as që e merrja me vete sepse si e shihnin emrin Hashim Thaçi… ai ishte në kërkim, por kaloi edhe ajo… Çdoherë është dashur të ruhem, të mos e tregoj letërnjoftimin në kohën e bombardimeve dhe të luftës.

Kurrë nuk kam guxuar ta marr letërnjoftimin me vete, jam frikësuar ta kem me vete letërnjoftimin me emrin e Hashim Thaçit se Hashim Thaçi ka qenë i ndjekur”, tha ai, raporton Kosovapress.

Falë emrit që mban, Hashim Thaçi i LDK-së kishte shpëtuar nga dënimi i policisë disa herë. Kur Policia e Kosovës kishte dashur ta dënonte për parkim pa leje, me të parë emrin e tij, ata ia kishin falur dënimin.

“Çka është me më rëndësi që më ka mbetur në mendje është se isha në një fejesë te djali i vëllait dhe e parkova veturën në një vend jo të duhur. Kur dola ma kishin marrë Policia. I pyeta policinë se ku është, më tregun se ku të shkoja. Kur shkova në polici, më pyetën se a e kam emrin “Hashim Thaçi”, u thash po.

Më thanë: “na fal zotëri Thaçi, veç pak, pritni pak”. U thash se çka është kjo punë, mirëpo njëri polic hyri tek kolegët në zyre e po bisedonin.

Pastaj doli e ma solli dokumentacionin dhe më tha se dënimin prej Policisë nuk po ta shkruajmë hiç por duhet ta paguash veç merimangën që e ka marrë dhe kur u përshëndetëm tha, përshëndete zotëri Hashim Thaçin.

I thash hajt se do ta përshëndes dhe dola… Shkova që ta marr veturën në Fushë Kosovë, e kur edhe ata e panë emrin, i telefonuan Policisë, ‘e kemi Hashim Thaçin këtu’, kurse ata i thanë se janë të vetëdijshëm dhe e kemi liruar ne… Në këtë rast e di që ia kam parë hairin emrit Hashim Thaçit, sepse tjetër ku kurrë hairin s’ia kam parë”, tha ai.

Në një rast tjetër, po ashtu me Policinë e Kosovës, Thaçi tregon se gjithashtu kishte shpëtuar nga dënimi falë emrit të tij.

Por sa i përket emrit të tij të cilin e mban, ai tha se shpeshherë i kanë thënë ta ndërrojë, por ky kishte vendosur ta mbajë, pasi që ishte edhe më i madh në moshë dhe e kishte më herët.

Hashim Thaçi i LDK-së është njëri ndër themeluesit e Degës së Tretë të Presidentit Ibrahim Rugova në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Next Post

Erdogan habitet me Obamën: I shqetësuar që flet për lirinë e shtypit në Turqi, prisja gjëra më serioze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In