• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hashim Thaçi ndryshon avokatin mbrojtës, Gjykata Speciale i pranon kërkesën

by
25/05/2021 14:56
Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020.  Jerry Lampen/Pool via REUTERS

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të caktuar Gregory W.Kehoe, si avokat të ri mbrojtës. Me kërkesë të Thaçit, Kehoe do të zëvendësojë ish-mbrojtësin e tij kryesor, David Hooper.

Kehoe ka qenë avokat i gjeneralit kroat, Ante Gotovina, para Tribunalit të Hagës, i cili ka qenë i akuzuar për krime kundër serbëve gjatë operacionit ushtarak-policor kroat “Stuhia” më 1995.

Kiho ka më shumë se 30 vjet përvojë pune. Ai ka punuar për Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së si prokuror për mbi 20 vjet. Kehoe gjithashtu drejtoi ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë e përkohshme, e formuar për të ndjekur penalisht ish-liderin irakian, Saddam Hussein dhe bashkëpunëtorët e regjimit të tij.

Në vendimin e gjykatësit Guillou, avokati Hooper u urdhërua që t’i sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme avokatit të ri, si dhe të vazhdojë të respektojë kodin e sjelljes profesionale, pas përfundimit të funksionit si avokat kryesor i ekipit mbrojtës të Thaçit.

Thaçi përfaqësohet nga katër ndihmës avokatë të tjerë – Dastid Pallaska, Samuel Blom-Cooper, Pierre-Richard Prosper dhe Sophie Menegon. Më 20 maj, ish-presidenti Thaçi e kishte parashtruar kërkesën për ndryshim në ekipin e tij mbrojtës.

Në tetor të vitit 2020, Gjykata Speciale për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës, kishte konfirmuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999. Të gjithë ata janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999. Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. REL

/b.h

Next Post
Kontrolli teknik i automjeteve/ Gonxhe sqaron qytetarët, zbulon çfarë do të ndodhë nga data 31 maj

Kontrolli teknik i automjeteve/ Gonxhe sqaron qytetarët, zbulon çfarë do të ndodhë nga data 31 maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

April 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Prill 2026

April 1, 2026
Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

April 1, 2026
Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

April 1, 2026
Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

April 1, 2026
Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

April 1, 2026
FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In