• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hashim Thaçi dorëhiqet si President i Kosovës: Nuk është lamtumirë, por një mirupafshim

by A R
05/11/2020 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen si President i Kosovës. Në një deklaratë për mediat Thaçi njoftoi se Dhomat e Specializuara në Hagë i kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetentë zyrtarisht që gjykatësi i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje. Nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë Presidenti i Republikës së Kosovë, prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës, duke respektuar edhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi në një konferencë për mediat në Prishtinë.

“Janë këto momente jo të lehta për mua, për familjen dhe për ju që më keni mbështetur dhe besuar për këto tri dekada gjatë përpjekjeve tona për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Unë do të bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë, duke besuar në drejtësi, unë besoj në të vërtetën, pajtimin dhe të ardhmen e shtetit tonë, ju lus dhe ju bëj thirrje që të mos e humbisni shpresën, durimin dhe besimin. Sot më shumë se kurrë ju ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb në këto tri dekada”, tha Thaçi.

Thaçi u shpreh krenar që kishte qenë pjesë e UÇK-së dhe theksoi se asnjë pretendim nuk mund të rishohë apo të rishkruajë historinë e Kosovës.

“Jam krenar që kam qenë pjesëtar i UÇK-së. Jam krenar që  bashkë me aleatët tanë, me NATO-n, kemi luftuar regjimin gjenocedial të Millosheviçit dhe jam krenar që bashkërisht e kemi fituar lirinë. Asnjë pretendim nuk mund të rishohë apo të rishkruajë historinë. Kosova ka qenë viktima, Serbia ka qenë agresori. Kjo situatë është një mundësi e re për Kosovën dhe duhet ta shndërrojmë në avantazh për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Ju lus për qetësi dhe unitet e bashkim. Të qëndrojmë të bashkuar, kjo është ajo që e garanton suksesin tonë”.

“Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Do të dalim faqebardhë”, shtoi ai.

Më 24 Qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se më 24 Prill i kishte dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Sipas Zyrës së Prokurorit, ata janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Në Korrik, Thaçi u mor në pyetje nga prokurorët në Hagë për katër ditë me radhë, ku foli për rolin e tij, përgjegjësitë e tij gjatë luftës, në periudhë që mbulon mandati i Gjykatës Speciale.

/a.r

Next Post
“Të ngremë komision hetimor për ’97″/ Murrizi: Gjeni ku shkuan paratë e firmave piramidale

"Të ngremë komision hetimor për ’97"/ Murrizi: Gjeni ku shkuan paratë e firmave piramidale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Të pakënaqurit me teatrin e protestave

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In