Kanabisi është droga më e përdorur në Europë, kurse kërkesa për heroinë ka rënie.
Kështu thuhet në raportin vjetor për gjendjen mbi drogat në 28 vendet e BE-së, të cilin e ka publikuar Agjencia për Luftën Kundër Drogave EMCDDA.
“Kufijtë mes drogave të vjetra dhe të reja bëhen përherë e më vështirë të definueshëm pasi substancat e reja i imitojnë drogat e kontrolluara”.
EMCDDA thotë se rreth 19.3 milionë të rritur evropianë kanë përdorur kanabis vitin e kaluar.
Përdorimi ka rënë në Gjermani, Spanjë dhe Britani, kurse është rritur në Bullgari, Francë, Danimarkë, Finlandë, Suedi dhe Norvegji.