• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hasan Halilaj shpallet në kërkim, në pranga tre ish-zyrtarë të Bashkisë së Kukësit

by Java News
24/05/2016 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hasan Halialj, ish-kryetar i Bashkisë së Kukësit, është shpallur në kërkim, ndërsa tre ish-zyrtarë të saj janë arrestuar. Halilaj dhe tre të arrestuarit, Mirdash Hoxha, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve;  Lekë Deda, ish-drejtor i Financës; dhe Gëzim Ukperaj, ish-drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, do të përballen me akuzën për shpërdorim detyre.

Hetimet kanë zbuluar se paratë që duhet të përdoreshin për pagesat e sigurimeve shoqësore e shëndetësore janë përdorur për të sponsorizuar skuadrën e futbollit të qytetit.

Njoftimi i Prokurorisë

Me kërkesë të Prokurorisë së Kukësit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për disa ish-zyrtarë të lartë lokalë, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një seri veprimesh fiktive, duke e regjistruar Bashkinë Kukës si aksioneve në shoqërinë “Klubi i Futbolli Kukësi” sh.a., për të cilën më pas kanë paguar në mënyrë të paligjshme, në formë sponsorizimi, në periudhën 2011-2015 rreth 45 milionë lekë të reja. Këtë shumë, Bashkia e Kukësit e ka siguruar, duke mos paguar kontributet shoqërore dhe shëndetësore për pjesën më të madhe të punonjësve në varësi të institucionit.

Prokuroria e Kukësit nisi hetimin në nëntor 2015, në bazë të një kallëzimi të Bashkisë së Kukësit, në të cilën ishin ngritur dyshime për veprime të paligjshme nga ana e ish-drejtuesve të këtij institucioni, të cilët ishin larguar pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2015.

Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Kukësit, rezultoi në mënyrë të përmbledhur se:

– Shoqëria “Klubi i Futbollit Kukësi” sh.a është krijuar në vitin 2011, si një shoqëri tërësisht private. Në vitin 2012, me një vendim fiktiv, me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë në atë kohë, Bashkia Kukës regjistroi si aksionere e kësaj shoqërie, pa asnjë bazë ligjore.

– Pas regjistrimit fiktiv si aksionere në këtë shoqëri private, Bashkia e Kukësit ka dhënë në formën e sponsorizimit për ekipin e futbollit mbi 45 milionë lekë të reja. Hetimi ka provuar se këto pagesa janë kryer tërësisht në kundërshtim me ligjin.

– Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Kukësit konstatoi se shuma e paguar në formën e sponsorizimit për ekipin e futbollit është marrë nga fondi i përcaktuar për pagesën e detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore të pjesës më të madhe të punonjësve që janë të regjistruar në ndërmarrjet e Bashkisë. Nga verifikimet ka rezultuar se për periudhën 2011-2015, shumë punonjës kanë marrë pagën, por nuk figuron të kenë të derdhura kontributet e detyrueshme, të cilat dorëzohen në Drejtorinë e Tatimeve nga ana e punëdhënësit (Bashkia në resting konkret).

– Po ashtu, rezulton se Bashkia e Kukësit, për periudhën objekt-hetimi, ka qenë në dijeni të borxhit të akumuluar për shkak të mospagesës së detyrimeve. Megjithatë, si nga ana e Bashkisë, ashtu edhe nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor për të rikthyer normalitetin financiar.

Për më tepër, pavarësisht rritjes së borxhit nga viti në vit, rezulton se organika e Bashkisë është rritur periodikisht, duke shtuar ndjeshëm detyrimin që institucioni kishte ndaj administratës tatimore. Edhe kjo e fundit, megjithëse ka qenë në dijeni të situatës anormale, nuk ka ndërmarrë procedurat e nevojshme ligjore, përfshirë edhe masat përkatëse, për të detyruar Bashkinë Kukës të sistemonte financat e saj.

Në këto kushte, Prokuroria e Kukësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se disa ish-zyrtarë lokalë kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. ndaj personave të konsideruar përgjegjës, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga Gjykata dhe u ekzekutua nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, për personat si më poshtë:

Mirdash Hoxha, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Kukës

Lekë Deda, ish-drejtor i Financës, Bashkia Kukës

Gëzim Ukperaj, ish-drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Kukës

Është shpallur në kërkim:

Hasan Halili, ish-kryetar i Bashkisë Kukës.

D.I.

Next Post

Vizita e Veselit në familjen Rugova përmes fotografive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In