• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hartimi i listave për shortin e KED përplas institucionet, çështja drejt Kushtetueses

by A R
17/02/2017 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk pranuan argumentet e kryetarit të komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj, se kishin ndjekur një procedurë antikushtetuese për hartimin e listës së gjyqtarëve dhe prokurorëve për shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Argumentat juridikë, pothuajse të ngjashëm, të të dy isntitucioneve i japin përgjigje gjithashtu akuzës së ambasadorit amerikan për të njëjtën çështje.

Thelbi i tyre është se përveç pikës kushtetuese që i referohet zoti Xhafaj për një kriter të vetëm ndalues, Kushtetuta detyron ngritjen e Këshillit të Emërimeve sipas ligjit ku përcaktohen 6 kritere për kandidatët.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë thekson rëndësinë e ligjit në këtë proces, kur kujton se presidenti e shtyu shortin për KED-në në konsultim me partitë poliitke, për shkak të mungesës së ligjit.

“Në këto takime u deklarua se përfaqësuesit e grupeve parlamentare i kërkuan Presidentit që shorti të hidhej pas miratimit të ligjit, i cili do të përcaktonte kritere më të detajuara për kandidatë e KED-së. Në atë kohë nuk rezulton të ketë patur asnjë qëndrim tjetër nga zoti Xhafaj”, ka deklaruar KLD.

Prokuroria e Përgjithshme, e cila e ka sqaruar edhe më herët pozicionin e vetë dhe që u mbrojt publikisht nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i tregoi kryetarit të komisionit të ligjeve derën e Gjykatës Kushtetuese.

“Prokuroria e Përgjithshme ka zbatuar rigorozisht kuadrin kushtetues dhe ligjor në zhvillimin e një procesi të drejtë dhe transparent. Megjithatë, çdo  interepretim mbi kushtetueshmërinë e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve të KED nga Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë objekt shyqrtimi nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar organi qendror i akuzës.

Përgjigjet e KLD-së dhe prokurorisë vijnë pas letrës së Fatmir Xhafajt drejtuar kryetarit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera ku argumentonte se në fakt prokuroria dhe KLD ishin në shkelje të Kushtetutës. Tani që duket qartë se asnjë prej institucioneve nuk bie dakord me tjetrin, mbetet vetëm një arbitër: Gjykata Kushtetuese. /tch/b.d

Next Post
Klosi: Dhjetëfishim i kërkesave për arsimin profesional, rrisim investimet

Rritja e pagës minimale, Klosi: Qëllimi ynë, punësimi në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In