• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

HARTA/ Zbulohen qytetet me lindjet më të ulëta në Shqipëri

by Java News
04/04/2019 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja ideale për një të rritur shqiptar mbi 15 vjeç është te ketë më shumë se dy fëmijë, sipas një anketë të INSTAT te zhvilluar vitin e kaluar. Familja ideale për një të rritur shqiptarë është me dy fëmijë, por ndërkohë hendeku ndërmjet dëshirës dhe realitetit është më e lartë.

Në 2017-n norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48 fëmijë për grua, nga 1.54 që ishte një vit më parë. Anketa gjeti se sa më shumë fëmijë të ketë një grua, ka më shumë gjasa që ajo të mos dëshirojë fëmijë të tjerë. 94% e grave të martuara aktualisht me katër ose më shumë fëmijë nuk duan më fëmijë apo janë sterilizuar.

Në mesin e grave me dy fëmijë, tre nga katër duan të kufizojnë lindjen e fëmijës ndërsa një në katër dëshiron të lindë fëmijë sërish. Hendeku ndërmjet dëshirës për të lindur fëmijë dhe lindjeve aktuale në Shqipëri tregon se, mundësia për të rritur fëmijë kushtëzohet nga faktorë ekonomikë dhe socialë.

Mundësitë ekonomike prevalojnë në arsyet pse familjet shqiptare kanë fëmijë më pak se sa duan. Ndërkohë lindjet reale janë më afër planikimeve të familjeve se sa dëshirës së tyre. Prindërit shqiptare lindin fëmijë në varësi të mundësive ekonomike se sa dëshirës që kanë.

Numri i lindjeve po bie me shpejtësi vit pas viti. Vitin e kaluar në të gjithë vendin lindën gjithsej 28,934 bebe, me një rënie 6.3 për qind në raport me një vit më parë.

Në pesë qarqe, Korçë, Kukës, Fier, Vlorë, Berat lindjet kanë pësuar rënie dyshifrore në vitin 2018, teksa numri i tyre ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit duke përfshirë edhe Tiranën. Në vitin 2018 në të gjithë vendin kanë lindur 28.934 bebe ose -1935 foshnja me pak se me 2017 me një rënie 6.2%.

Rënia me e madhe e lindshmërisë sipas të dhënave të fundit të INSTAT ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku lindjet në raport 2017 kanë rënë me 16 për qind, ndërsa në raport me censusin e 2011 lindjet në këtë qark pësuan rënie me 31 për qind. Sipas autoriteteve lokale Korça po vuan nga tkurrja e popullsisë me shumë se qarqet e tjera për shkak të kostove të larta që krijon dimri i gjatë.

Pas Korçës numri i lindjeve pësoi rënie të madhe edhe në qarkun e Kukësit, ku bebet e lindura ishin 12 % më pak se më 2017 ose 448 bebe më pak gjatë një viti.

Për shkak se është qarku më i varfër në vend, Kukësi është përballur me migracion të brendshëm dhe emigracion përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit.

Pas Korçës dhe Kukësit, qytetet e Fierit dhe Vlorës panë rënie të madhe të numrit të lindjeve me mbi 12 për qind, dy here me shume se mesatarja kombëtare prej 6.2 %.

Ulja në vijimësi e numrit të lindje po përkeqëson shtesën natyrore të popullsisë. Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë./ Monitor

/a.meta

Next Post
Juncker: Brexit pa marrëveshje, skenari më i mundshëm

Juncker: Brexit pa marrëveshje, skenari më i mundshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In