• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

HARTA/ Siguria ushqimore, Shqipëria vendi më i rrezikuar në Ballkan

by Java News
19/09/2018 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Harta e Sigurisë Ushqimore dhe Ndryshimeve Klimatike, prodhuar nga Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së (WFP) dhe Qendra e Hadley Center Met, ilustron se sa përpjekjet e fuqishme të adaptimit dhe zbutjes do të parandalojnë ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike mbi urinë në nivel global dhe do të ndihmojnë njerëzit të jenë më pak të prekshëm për pasigurinë në ushqim.

Sipas kësaj harte, Shqipëria rezulton si vendi me premisat më të mëdha të prekjes nga ndryshimet klimatike, në terma të sigurimit të ushqimit. Shifrat tregojnë se në ditët e sotme, pra 2018, vendi ynë bën pjesë në një grup shtetet mesatarisht të rrezikuara në këtë kontekst. Ndërsa me kalimin e viteve, projeksionet për Shqipërinë janë të errëta. Sipas hartës, në 2050 Shqipërisë do t’i shtohet risku për akses në ushqim me 23%, ndërsa për pjesën tjetër të Ballkanit risku është më i ulët. Përkatësisht, 22% për Malin e Zi, 21% për Serbinë dhe Maqedoninë dhe 19% për Bosnjën.

Ndërsa, projeksionet e vitit 2050 sugjerojnë se Shqipëria do të rriskohet me më shumë se 48% nga efektet e ndryshimeve klimatike mbi ushqimin. Shifrat sërish flasim për risk më të ulët në Ballkan, përkatësisht Maqedonia 45 %, Mali i Zi 38 %, Serbia 36 % dhe Bosnja e Hercegovina me 33 %.

Gjatë dy dekadave të fundit, 200 milionë njerëz janë shpëtuar nga uria dhe prevalenca e kequshqyerjes kronik dhe tek fëmijët është zvogëluar nga 40 në 26 për qind.

Megjithë këtë progres, sipas Bankës Botërore, 702 milionë njerëz ende jetojnë në varfëri të skajshme dhe sipas raportit të këtij viti mbi gjendjen e pasigurisë ushqimore në botë (SOFI), 793 milionë njerëz janë të rrezikuar.

Ndryshimi i klimës shton rreziqet e urisë dhe kequshqyerjes përmes disa faktorëve:

  1. Ngjarje ekstreme të motit

Ndryshimi i klimës rrit frekuencën dhe intensitetin e disa katastrofave siç janë thatësirat, përmbytjet dhe stuhitë. Kjo ka një ndikim negativ në jetesën dhe sigurinë e ushqimit. Fatkeqësitë që lidhen me klimën kanë potencialin për të shkatërruar të korrat, infrastrukturën dhe asetet kyçe të komunitetit, prandaj përkeqësojnë mjetet e jetesës dhe varfërinë, shkruan “Monitor”.

  1. Rreziqet afatgjata dhe graduale të klimës

Niveli i detit do të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, duke prekur jetesën në zonat bregdetare dhe shtratet e lumenjve. Shkrirja e akullnajave do të ndikojë gjithashtu në sasinë e ujit në dispozicion dhe në ndryshimin e modeleve të përmbytjeve dhe thatësirës.

  1. Disponueshmëria e ushqimitNdryshimet në kushtet klimatike kanë prekur tashmë prodhimin e disa kulturave kryesore, dhe ndryshimet e ardhshme klimatike kërcënojnë ta përkeqësojnë këtë. Temperaturat e larta do të kenë ndikim në rendimentin ndërkohë që ndryshimet në reshjet mund të ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e kulturave tw ndryshimin.
  1. Qasja në ushqim
    Ndryshimet klimatike mund të rrisin çmimet e kulturave të mëdha në disa rajone. Për njerëzit më të prekshëm, prodhimi bujqësor më i ulët do të thotë të ardhura më të ulëta. Nën këto kushte, njerëzit më të varfër – të cilët tashmë përdorin shumicën e të ardhurave të tyre në ushqim – sakrifikojnë të ardhura shtesë dhe pasuri të tjera për të përmbushur kërkesat e tyre ushqyese ose përdorin strategji të dobëta përballuese.
  2. Shfrytëzimi i ushqimit
    Rreziqet që lidhen me klimën ndikojnë në marrjen e kalorive, veçanërisht në zonat ku pasiguria ushqyese kronike tashmë është një problem i rëndësishëm. Ndryshimi i kushteve klimatike gjithashtu mund të krijojë një cikël vicioz të sëmundjes dhe urisë. Ushqimi ka të ngjarë të preket nga ndryshimet klimatike përmes ndikimeve të lidhura me sigurinë ushqimore, diversitetin dietik, praktikat e kujdesit dhe shëndetin.
  3. Stabiliteti i ushqimit
    Ndryshueshmëria klimatike e prodhuar nga ngjarjet më të shpeshta dhe intensive të motit mund të shqetësojë stabilitetin e strategjive të sigurisë ushqimore të individëve dhe qeverisë, duke krijuar luhatje në disponueshmërinë, qasjen dhe shfrytëzimin e ushqimit

a.ç

Next Post
Prestigjozja “Daily Mail”: Pse duhet të vizitoni Rivierën Shqiptare

Italianët të magjepsur pas Shqipërisë: Vend përrallor, me kulturë të pasur e njerëz të jashtëzakonshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com