• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harta globale/ Si ndahet koha e shqiptarëve në rrjetet sociale. Vendet ku nuk dominon Facebook-u

by Java News
12/02/2018 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Facebook po konfirmohet sërish si rrjeti social më i përhapur në botë, sipas të dhënave të përditësuara deri në fund të janarit 2018. Kjo tendencë përqafohet edhe në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se ka fituar terren edhe në Afrikë, falë përqasjes së saj që ofron qasje të lirë.

Vincenzo Cosenza është një ekspert italian i mediave sociale dhe prej disa vitesh mbledh të dhënat publike të rrjeteve kryesore sociale nëpërmjet platformës Alexa, duke realizuar harta dhe grafikë. Disa ditë më parë ka ofruar një përditësim të të dhënave për median italiane Il Sole 24 ore.

Facebook, që ka tejkaluar kufirin e dy miliardë përdoruesve në muaj, është rrjeti social i preferuar në 152 prej 167 vendeve të analizuara, praktikisht në 91% të territoreve të planetit.

Konkurrentët e vërtetë mbeten rrjetet sociale të panjohura në Perëndim, për shembull Odnoklassniki (OK.ru ka 71 milionë përdorues aktiv në muaj) dhe VK (i njohur më parë si VKontakte ka 97 milionë aktiv në muaj. Të dy udhëheqin në 7 shtete të ish-Bllokut sovjetik, ndërsa një tjetër rrjet social, përkatësisht QZone në Kinë.

Bën përjashtim veçanërisht situata në Iran, ku për shkak të censurës shtetërore, arrin të aksesohet vetëm Instagram. Duhet të mbahet mend, megjithatë, se në tremujorin e fundit koha e shpenzuar nga përdoruesit në rrjetin social ka rënë ndjeshëm. Ndonëse të dhënat e fitimit janë me rritje të dyshifrore, për bizneset, ajo çfarë vihet re është një rënie e përdoruesve. Çdo ditë përdoruesit shpenzojnë 50 milionë orë më pak në Facebook, një ndryshim ky që i atribuohet edhe të ndryshimeve të bëra në News Feed, ku ata e shohin njëkohësisht edhe lajmin dhe postimet e miqve të tyre.

Sipas anketimit të kryer nga Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë në vitin 2015, koha e shpenzuar në internet nga përdoruesit e shpeshtë të internetit ndahet në këtë mënyrë: koha më e madhe shpenzohet në Facebook (49 %), duke vijuar më tej me YouTube (23 %). Sipas anketimit rezulton se në Shqipëri kanë gjetur një përdorim të konsiderueshëm edhe tre platformat e reja të komunikimit ndër-personal dhe të shkëmbimit të përmbajtjes: Whatsapp që zë 11% të kohës së shpenzuar në internet, Viber (8 %) dhe Instagram (6 %). Koha për leximin e gazetave online zë vetëm 6 %, kurse koha për leximin e blogjeve zë 4 përqind.

Facebook ka pjesën e luanit në tregun dhe hapësirën e rrjeteve sociale në Shqipëri. Statistikat flasin për një numër përdoruesish që është disa herë më i madh se sa numri i përdoruesve të rrjetit të dytë më popullor në vend Twitter. Shkalla e penetrimit të Facebook në janar të vitit 2015 arrinte në rreth 45 % të popullsisë. Numri e përdoruesve të Facebook, arrinte në rreth 1 340 000. Nga këta, rreth 860 000 ishin meshkuj, kurse Mediat sociale dhe përdorimi i tyre nga mediat shqiptare 25 rreth 480 000 femra./Monitor

a.ç

Next Post
Trump: Palestinezët nuk duan paqe, mbase as izraelitët nuk janë gati

Trump: Palestinezët nuk duan paqe, mbase as izraelitët nuk janë gati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In