• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harta Gjyqësore/ Fatmir Xhafaj ngre zërin: Duhet të kesh stomak dhe nerva shumë të forta të vish në këtë sallë

by Java News
13/07/2022 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj i pranishëm në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet mbi hartën e re gjyqësore, që ka sjellë bojkotin e avokatëve në mbarë vendin, nuk i kurseu rezervat e tij.

Deputeti i PS-së theksoi se përgjatë gati 3 orëve diskutime në këtë komision duhet të kesh stomak dhe nerva të forta, pasi palët nuk po gjejnë dakordësi. Teksa mbështeti avokatët për faktin se ngrinin zërin sa i takon hartës së re gjyqësore, theksoi se bojkoti nuk ishte herezi, por po mbajnë një pozicion ekstrem.

“Duhet të kesh stomak dhe nerva shumë të forta që pas shumë diskimesh dhe fryme konstruktive mes nesh, për atë arsye që jemi mbledhur. Dua të them vazhdimit dhe nga institucionet e pavarura, përpiqen që këto problematika që janë t’ia veshin procesit të reformës në drejtësi. Nuk ka një proces perfekt, dhe as ligje perfekte. Ama sot jemi 5-6 vite nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese, 3 vite nga fillimi i punës së institucioneve të reja. Është rruga e duhur. Nëse ka dikush kontestime për përmbajtjen e ligjeve të reformës, ky është vendi. Kemi kaluar 3 vite rezoluta, kemi bërë 3 ndryshime ligje në këto 3 vite, dhe rrotullohemi te disa favore, por nuk kontestohet thelbi i gjësë.

Çështjes që lidhen me përgjegjshmëri politike në këtë proces, menaxhimin e këtij procesi, me aftësinë tonë për t’u përballur me vështirësitë e krijuara për të gjetur zgjidhje, s’duhet t’i kalojmë si probleme të reformës, por t’i shohim si përgjegjësi për t’i dhënë zgjidhje. Këtë e kam për kolegët përballë por dhe për kolegët e mi, dhe në mënyrë të veçante për institucionet e drejtësisë. Është domosdoshmëri ndryshimi i hartës gjyqësore.

Askush se bë në diskutim këtë. Më shqetëson shumë personalisht, kohëzgjatja e madhe. Kjo mund të mos shkojë në raport me angazhimet e tyre, por nuk është aq e rëndësishme se para thelbit. Ajo që shoh është mungesa e një procesi bindës. Ajo punë e jashtëzakonshme që është bërë, nuk është mirëmenaxhuar në një proces të hapur dhe transparent me grupet e interesit dhe me institucionet e tjera me rëndësi, si avokatia.

Të jemi të kujdesshëm të gjithë me avokatinë. Jo vetëm që janë pjesë e sistemit avokatët, por kanë dhënë kontribut në këtë sistem të drejtësisë. Ajo që është më rëndësi, po mbajnë një barrë të jashtëzakonshme në këto kushte të sistemit. Duhet t’i vlerësojmë. E vlerësoj qëndrimin e avokatëve, ngrenë zërin e tyre. Nuk ka herezi. Personalisht nuk jam shumë dakord me pozicionin ekstrem të tyre. S’do duhet të ishte ky pozicion i tyre ekstrem. Do të duhet të kishim bërë një qasje tjetër.

Duhet të bëjmë dhe një marrëveshje fjale këtu. Hartimi i hartës është përgjegjësi e Këshillit. Edhe zonja kryetare, edhe ata që janë me të, nëse s’do të ishte reforma në drejtësi, do të ishin në grevë me avokatët. Ata sot marrin barrë të tilla siç është kjo. Është reforma në drejtësi që i ka bërë ata të pavarur. Pavarësia duhet të jetë e njëkohshme. Unë dua të bëj dhe një marrëveshje për një gjë tjetër. Ky nuk është proces teknik. Më vjen keq dhe me kolegët e mi, dhe nga përfaqësues këtu, ky është një proces që bëhet në sistem. Ka të bëjë me funksionimin, aksesi. S’janë zgjidhje teknike.

Qëllimi është politik shtetërore, që iu është deleguar nga ligjvënësi. S’kemi arsye mos ta themi, është politikë për qytetarin dhe me qytetarin. Nuk fshihemi pas kësaj. Ky është proces politik, një nga politikat më të rëndësishme në sistem. Të flasim sa të shkojmë te zgjidhja. Kjo s’do të thotë se duhet të biem në kurthin e zgjidhjeve. Do i kërkoja dhe kolegëve të krahut tjetër dhe ne këtej, të jemi të pavarur me sistemin kur diskutojmë çështjes të tjera që mos të biem në kurthin politik. Ligji ka vënë detyrimin, por s’ka thënë se sa dhe se si duhet të jetë organizimi. Ligji s’ka thënë se duhet të jenë 15 gjykata apo një, por se si duhet ta organizosh Gjykatën e Apelit. Një çështjes e tillë mund të shkojë dhe në Strasburg. Për ta mbyllur, kjo nuk është një proces laboratorik.”, tha Xhafaj./m.j

Next Post
Po fikte zjarret/ Helikopteri rrëzohet në det, dalin detajet e para

Po fikte zjarret/ Helikopteri rrëzohet në det, dalin detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In