• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harta/ Devijim i trafikut per shkak te punimeve ne Sheshin Skenderbej

by A R
16/12/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga dita e Shtunë, datë 17 Dhjetor 2016, në vijim të zbatimit të fazës së dytë të projektit për “Rikualifikimin Urban të Sheshit Skënderbej”, qarkullimi i mjeteve që vijnë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të devijohet djathtas në rrugën “Abdi Toptani”, pasi segmenti para godinës së Bashkisë së Tiranës do të jetë i bllokuar.

Edhe qarkullimi i mjeteve të transportit urban në Sheshin “Skënderbej” do të devijohet vetëm djathtas në rrugën “Abdi Toptani”.

Gjithashtu, segmenti përpara selisë së Partisë Socialiste do të përdoret vetëm për automjetet dhe motomjetet, ndërsa qarkullimi i mjeteve të transportit urban do të devijohet vetëm në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, në dalje midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës, do të jetë si më poshtë:

• Linja Nr.8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Vjeter – Sauk i Ri – Senatorium – Teg – Qendër”; Linja Nr.5 “Ish Kombinati i Autotraktoreve”, Linja Nr.10 “Qendër – Mihal Grameno”, do të stacionohen në rrugën “George W. Bush” në fund të rrugës “Murat Toptani”.

• Linja Nr.7 “Tufina”, Linja Nr.11 “Porcelani”, do të stacionohen në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me itenerar Rruga e “Barrikadave” – “Rruga e Dibrës” – Segmenti pas “Pallatit të Kulturës” – “Rruga Luigj Gurakuqi”.

Bashkëlidhur gjeni edhe hartën ku tregohet devijimi i trafikut të automjeteve duke filluar nga dita e Shtunë.

/a.m.

harta-e-qarkullimit-punimet-skenderbej

Next Post
Ish-Kryeministri maqedonas Gruevski: Nuk do t’a njohim asnjëherë gjuhën shqipe

FOTO/ Si tallen maqedonasit me Gruevskin: Me plis në kokë, e tërheqin shqiptarët nga hunda!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In