• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harrojini temperaturat e larta, kjo fundjavë sjell zyrtarisht vjeshtën në Shqipëri

by A R
22/09/2023 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse në Shtator, deri më tani kemi përjetuar ditë tipike vere me temperatura të larta dhe kthjellime, por duket se kjo fundjavë do të bëjë kthesë përsa i përket kushteve të motit duke bërë që e diela e 24 Shtatorit të jetë një ditë tipike vjeshte.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se kjo fundjavë pritet që të sjellë vranësira, ulje temperaturash dhe reshje shiu, të cilat do të jenë prezente në sasi më të mëdha në ditën e dielë.

Ndërkohë dita e shtunë do të na shoqërojë me vranësira të shpeshta, por nuk përjashtohen as kthjellimet që do të jenë prezente kryesisht gjatë orëve të mesditës në Ultësirën Perëndimore.

Hakil Osmani: Sot dhe nesër mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta. Në zonat malore herë pas here do të kemi vranësira apo momente të pakta me pika shiu, por nuk përjashtohen as kthjellimet të cilat do të jenë prezente kryesisht gjatë orëve të mesditës, në Ultësirën Perëndimore do të jenë më të dukshme. Temperaturat e ajrit, sot dhe nesër do të mbeten të larta. Maksimumet priten që në rang territori të jenë rreth vlerës 33 gradë Celsisus në ndonjë zonë të izoluar dhe në 34 gradë Celsius, por mëngjeset do të mbeten të freskëta me maksimumet që në orët e para të mëngjesit do të shkojnë jo më shumë se 12 gradë Celsius në zonat malore. Ndërsa vlerat minimale në qytetet e Ultësirës Perëndimore do të jenë nga 17 deri në 21 gradë Celsius.

Dita e dielë do të sjellë ndryshim të tablosë termike dhe përsa i përket situatës termike pasi presim që vranësirat e dendura që do të gjenerojnë reshje shiu që në orët e para të mëngjesit, duke filluar në zonat veri-perëndimore dhe më pas me kalimin e orëve parashikohet që i gjithë territori shqiptar të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut herë pas here. Në zona të izoluara do të jenë dhe në formën e rrebesheve. Jo vetëm reshje shiu, por edhe temperaturat e ajrit do të kenë një rënie të ndjeshme të tyre, ku parashikohet që në orët e para të mëngjesit, vlerat minimale në zonat malore të jenë rreth vlerës 10 gradë Celsius , ndërsa maksimumet do të kenë një rënie akoma më të ndjeshme të tyre, ku parashikohet një rënie me 5 apo 5 apo 6 gradë Celsius me maksimumet që do të zbresin rreth vlerës 27 gradë Celsius në rang territori. Dita e dielë do të jetë tipike e vjeshtës.

Por jo vetëm reshje shiu edhe rënie temperaturash, do të kemi prezent dhe perimetrin e erës, duke bërë që të kemi erë me shpejtësi 50 apo 55 kilometra për orë.

/a.r

Next Post
Aksident në Bulqizë, makina përplaset me furgonin, ka të plagosur

Aksident në Bulqizë, makina përplaset me furgonin, ka të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In