• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Harbutëria dhe inferioriteti rrinë bashkë

by Frrok Çupi
27/03/2023 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesë nga libri: “E pashë shtetin duke rënë” Një retrospektivë e viteve të nxehta 1994 – 1997 nëpërmjet syrit të një analisti

Nga Frrok Çupi

Dje, mjetet qeveritare të informimit brohoritën se “në Shqipëri ka demokraci dhe liberalizëm”, duke paraqitur si argument faktin se anëtarët opozitarë të komisionit të zgjedhjeve nuk do të burgosen nëntë vjet, por vetëm tre (!). Dy ditë më parë po këta kishin shkruar e thënë se “kemi një qeveri zemërmirë, ndaj i burgos opozitarët vetëm deri nëntë vjet”. Fjalimet e udhëheqësve të shtetit janë të mbushura me pendesën pse në zgjedhjet e kaluara nuk ekzistonte ligji për të burgosur opozitarët bojkotues, etj.

Megjithatë, pa asnjë merak, mbas 26 e 28 Majit, burgjet u mbushen me opozitarë. Në përgjithësi, aksioni politik i shtetit, ështe i dominuar nga hija e burgut.

Çfarë po ndodh kështu!?

Shpjegimi i parë:

Këta që kanë në dorë qeverinë, kanë në dorë edhe gjykatën, edhe prangat. Shteti për shkak të mosndarjes së pushteteve, nuk mund të ndryshojë nga autarkia dhe diktatura. Cilido qoftë në krye të një shteti të ndërtuar kaq keq, do të ishte një qeverisës i dhunshëm.

Aq më tepër, kur kemi të bëjmë edhe me vetë persona dhe karaktere që vërtisin nëpër dhëmbë vetëm fjalën burg.

Cilët janë këta?

Po t’i hedhësh një sy piramidës së shtetit, do të shikosh se është mbushur me këto dy kategori njerëzorë:

E para janë të burgosurit e periudhës së diktaturës komuniste.

Kategoria e dytë janë komunistët e vijës më të ashpër të komunizmit.

Të dyja kategoritë bashkohen në pikën kulmore: Burg.

Kategoria e parë, që vuajti burgjeve për shumë vite, çuditësisht është aq “e sinqertë” me natyrën e vet, saqë kërkon të punojë në drejtoritë e burgjeve. Drejtorët dhe gardianët e burgjeve të tanishëm, janë ish- të burgosur të diktaturës. (Një përshtatje makabre e dy personaliteteve brenda individit). Kategoria e dytë është kategoria e komunistëve ekstremistë, (ku hyn edhe vetë Berisha aq i ashpër si sekretar partie). Kjo e hap burgun si një metodë qeverisëse.

Shpjegimi i dyte: Harbutëria dhe inferioriteti rrinë bashkë.

Në konstitucionin moral të kombit ka hyrë apostulati se “frikacaku të sulet”. Kundër opozitës po përdoret mjeti më i fortë. Mjeti më i fortë ka brenda psikologjinë e të dobëtit, kompleksin e inferioritetit. Shteti po ndien inferioritet.

Qeveria, e pa votuar nga shumica; (tri herë gjate 4 vjetëve ka humbur votëbesimin e të qeverisurve); e ndodhur nën presionin e aktit të vet të terrorizimit të votës; e ndodhur nën presionin e korrupsionit dhe të goditjes së individualizmit të individit; tani ndiehet në inferioritet. Pret të humbasë edhe privilegjet e fituara. Prandaj ndodhet në kushtet e të burgosurit që pret të thotë fjalën “Liri”. Shikon vetëm fjalën e vet “burg”

Shtator, 1996

Next Post
Moti i keq pezullon lundrimin në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla

Moti i keq pezullon lundrimin në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In