• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj tregon “për frikën e protestës në ditën e Pashkëve”

by Aalison Pearse Stevens
29/03/2016 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputeti e kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka preferuar që të flasë rreth asaj se cili nga partnerët opozitarë kërkoi anulimin e protestës së thirrur për të shtunën e 26 marsit. Por ka thënë me siguri të plotë se ai ishte që protesta të mos anulohej.

“Nuk po zbres në detaje, por unë kam kërkuar që të mbahet protesta. Aleanca ka kërkuar që të mbahet protesta, dhe për hir të një uniteti të ndërsjellë, kemi rënë dakord për ta shtyrë protestën, për një afat të pacaktuar kohor, një javor apo dhjetë ditë, aq sa mund të jetë koha”, ka thënë ai.

Haradinaj mohon që protesta është anuluar nga frika e një pjesëmarrje të vogël të qytetarëve. Ndërsa përmend festen e Pashkëve, si një nder arsyet e anulimit të protestës.

“Janë disa arsye dhe të natyrave tjera. Ne e kemi ditur se janë Pashkët, sepse dikush tha a e kanë ditur paraprakisht këta se janë Pashkët, e kemi ditur, por ne nuk e kemi ditur se do të ndodhin shpërthime në Bruksel, do të ndodhin probleme tjera.

Jo që e kemi ndier ne një kërcënim por kemi menduar që është më e drejtë që Kosovën me lënë jashtë hartës së lajmeve nëpër mediat botërore, që janë në prag të Pashkëve, me ndonjë lajm që mund të mos ishte i mirë”, ka thënë Haradinaj për KP. Ai ka folur edhe për protestën që është mbajtur në datën e Pavarësisë së Kosovës, por ka thënë se ajo është datë vetëm e Kosovës.

“E kemi përzier dhe ditën e flamurit ose 28 nëntorin, por është datë vetëm e shqiptarëve, Pashkët janë më shumë, janë të krejt botës. Dhe kemi vlerësuar që temat tona të brendshme s’po i ndërlidhim me një datë të tillë, se është fetare e shpirtërore dhe kemi vlerësuar që të mos mbahet.

Ka dhe argumente tjera, iu thash se ka plot argumente, ka paqartësi, ka dallime. Por jo se jemi frikësuar për numër. Iu them të drejtën ne në Aleancë, kemi besuar që ka pasur mjaftueshëm përkrahje të qytetarëve për protestë”, theksoi Haradinaj.

Next Post

Fast&Furious në Kalimash, prishtinasi me Lamborghini thyen rekordin e tiranasit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

March 17, 2026
7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

March 17, 2026

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In