Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot vëllain e tij Shkëlzen Haradinaj i cil u vra 21 vite më parë në betejën e Maznikut ndaj Serbisë.
Haradinaj thotë se Shkëlzeni u bë mburojë për atdhe dhe popull që sot shqiptari të jetojë i lirë. Shkëlzen Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së.
Ramush Haradinaj ka humbur tre vëllezër Shkëlzenin, Enverin dhe Luanin teksa sot gjallë është vetëm ai me Daut Haradinajn që janë së bashku deputetë të partisë AAK. /e.s/