• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj: Kosova nuk e sheh Ramën burrë shteti, Albin Kurti “tradhtoi” Kosovën te amerikanët

by Java News
19/02/2020 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ramush Haradinaj thotë se Kosovë nuk e shikon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si burrë shteti, pasi sipas tij, me padinë që bëri ofendoi gjithë popullin e Kosovës.

Haradinaj: Padia që Rama ka bërë ndaj meje nuk e ka dëmtuar Kosovën në këtë rast. Por mendoj që është ofendim ndaj shqiptarëve në plan kombëtar.

Është veprim jo i duhur. Kosova ka arritur të lexojë zotin Rama, nuk e shohin si një shtetar ose një burrështetas. Kjo është përshtypja nga një numër i madh njerëzish.

Jam i gatshëm për këto sfida. Mendoj se nuk e kam tepruar, por e kam kursyer. Jo atë, por kombin shqiptar.

Sa i takon çështjeve të brendshme politike në Kosovë, Haradinaj u shpreh se kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani ofertuan tek i dërguari i presidentit Trump, Grenell heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Duke folur për pavarësinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se në kohën e luftës nuk e mendonin pavarësinë. Sipas tij, në atë kohë UÇK kërkonte bashkimin me Shqipërinë, por ishte presioni ndërkombëtarë ai që detyroi të pranonin çlirimin e Kosovës në kufijtë aktualë.

Haradinaj: Në atë kohë mendonim vetëm largimin e armikut nga territori i Kosovës. Në fillim donim bashkimin e shqiptarëve, ka qenë vizion i të gjithëve.

Me kalimin e kohës jemi detyruar të pranonim çlirimin e Kosovës në kufijtë që kishte. Ne kemi pasur presion të madh pas vitit 1999 nga OKB.

Ata kanë bërë përpjekje për mbylljen e gjendjes së Kosovës. Për shkak të Rezolutës 1244 ne e kemi pësuar. Ka qenë një tendencë e bashkësisë ndërkombëtare e asaj kohe për t`i përçarë shqiptarët. Marrëveshje që kemi bërë me Presidentin Rugova në 2004, ajo i prishi ato matematika shumë.

Në atë kohë isha i “padisiplinuar”, nuk pranoja korniza. Korniza e OKB ishte e papranueshme në atë kohë. Gjatë këtij kundërshtimi ne donim të tregonim vizionin tonë.

Next Post
“Aventurë e pazakontë me helikopter mbi majat e alpeve”, Rama publikon pamjet e magjishme në Valbonë (VIDEO)

“Aventurë e pazakontë me helikopter mbi majat e alpeve”, Rama publikon pamjet e magjishme në Valbonë (VIDEO)

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Ramushi eshte patriot i madh, por pilitikan i dobet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com