• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haradinaj: I kam hequr avokatët, tani do të mbrohem vetë

by Java News
02/03/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai ka deklaruar se për vendimi i gjykatës franceze për ta shtyrë vendimin për të e ka habitur, marrë parasysh se të gjitha procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë përmbyllur. Haradinaj thotë se për rastin do të pëjekujdeset i vetëm, ngase ai deklaroi se i ka liruar të gjithë avokatët. Procesi sipas Haradinajt është politik. “I kam liruar avokatët, e kemi kryer pjesën e ligjit. Tash kjo është politike. Tash do të mbrohem vet”, ka thënë Haradinaj.

“Jam i habitur me vendimin për shtyrje të vendimit. Edhe ashtu është humbur shumë kohë, për një lëndë për të cilën nuk ka pasur nevojë kaq shumë kohë. Është krejt lojë politike. Burimin kjo lojë e ka në Beograd. Dhe kushdo që e përkrah, ose në një mënyrë e toleron, është gabim. Kjo është ndërhyrje në të gjitha punët e kryera, ose të arriturat e deritanishme”.

Haradinaj më tutje ka theksuar se nuk ka akuzë që e ndal atë t’i shërbejë Kosovës, duke shtuar se rasti i tij, pa marrë parasysh si shihet tani, do të jetë përkujtues për pafuqinë e Serbisë në raport me shqiptarët, njofton Klan Kosova.

“Unë i shërbej vendit tim, popullit tim. Unë do t’i mbetem besnik kësaj agjende, pa marrë parasysh si do t’i qaset dikush rajonit. Kjo është ndërhyrje direkte në zhvillimet tona të brendshme politike. Është një e padrejtë që po më bëhet mua, Kosovës, shqiptarëve”.

“I mbaj mend shefat e sotëm në Beograd, kur vinin t’i takonin shefat e tyre në Hagë. Janë vartës të tyre. Po dëshirojnë t’i vazhdojnë praktikat e dikurshme për të ndërhyrë në Kosovë. Unë e kam thënë dhe po e përsëris, që përgjigjen që ua kemi dhënë më 1998-99 do t’ua japim gjithmonë nëse duan t’i fusin duart në Kosovë. Interesat serbe në Kosovë do të dobësohen. Këta po e bëjnë atë që e ka bërë Sllobodan Millosheviq, që duke qenë ambicioz i madh ka shkatërruar shumëcka”.

“Të gjithë materien që e kanë e kanë dorëzuar në Hagë. Ata po vazhdojnë më avazin e vjetër: “S’ka lidhje cka thotë Haga, ka lidhje cka themi ne”. Kjo është një etapë që po e kaloj, që nuk do të ketë asnjë ndikim mbi mua, por do t’ia kujtojë Serbisë se nuk kanë asnjë ndikim mbi shqiptarët”./KlanKosova/

ma.me

Next Post
Shifra befasuese: Banka e Shqipërisë asgjesoi 84 miliard lekë si “të dëmtuara”

Pastrimi i parave në Shqipëri, objektivi kryesor biznesi i ndërtimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In