Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot para shtatores së heroit Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij.
Para mediave, Haradinaj ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, ku ka përmendur përsëri përveç presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, edhe ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.
“Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo [Çitaku], Thaçi, Rama, Vuçiç”, tha Haradinaj.
g.kosovari











