Duka Philip i Edimburgut mbush 99 vjeç. Familja mbretërore angleze ka ndarë në profilin e saj zyrtar, një fotografi të princit bashkë me mbretëreshën Elizabeth.
Çifti duken në formë të mirë dhe mjaft elegantë, ku dy bashkëshortët shihen në harmoni me njeri tjetrin.
Mbretëresha dhe i shoqi i saj janë fotografuar në oborrin e kështjellës Windsor, ku po qëndrojnë për shkak të emergjencës së koronavirusit.
Princi Philip nuk i pëlqen festat e mëdha ndaj edhe ditëlindja e tij është mbajtur private.
Çifti kishte kohë që nuk shfaqeshin në publik, por në ditën e ditëlindjes së 99-të të Philip, nuk mund të mungonte një foto zyrtare.
g.kosovari