Një shaka e cila u kthye në një tragjedi, por për fat të mirë viktimat nuk janë njerëz por qindra i-Phone 7 të sapo dalë në treg nga Apple.
Telefonat janë shkatërruar nga pronarët e tyre të shkujdesur, që kanë rënë pre e një shakaje në rrjet.
Në një video të shpërndarë në Youtube, jepen udhëzime se si mund të hapet me trapan një vrimë në i-Phone për të nxjerrë dhomëzën e kufjeve. Por, me sa duket shumë përdorues nuk kanë kuptuar se ishte një shaka, dhe kanë shkatërruar telefonat e tyre. Ndiqini fotot e shkatërrimit të celularëve, por edhe reagimet më pas nga personat e irrituar./a.m.