• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hapni shtëpitë publike që të mësojnë të protestojnë

by Java News
08/12/2015 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljan Tanini

Çuna, pak më shumë art me këto protestat e fundit! E doni pushtetin, por jo me mënyra të vjetra! Ka vend për mllef sa të duash. Fajin e kanë ato goditjet me  vezë nga studentët e Shkencave Sociale kundër Km. Aty e kemi gjithë vulosjen dhe fillimin e dufit të popullit, sepse që pas asaj dite na ka ndryshuar edhe ADN-ja e protestave. Nuk dilet më në televizor sa për të bërë ankesën e radhës.
Unë nuk jam as me qeverinë dhe as me opozitën e shkretë, që më në fund po duket se po bën diçka. Diçka duke shkatërruar e kam fjalën, taksat tona aty janë. O sa rëndë është opoZita e shkretë, sa turp më vjen që njoh edhe disa aty ku më shumë janë  simpatikë se të rinj! Qeveria dhe opozita janë njësoj, veç kanë ndërruar mbathjet. Opozitë që nuk di as të flasë, jo më pastaj të besosh tek ajo dhe të dalësh nëpër protesta me të për ne! Por të paktën protesta e datës 8 Dhjetor 2015, do t’i duhet opozitës për zgjedhjet e ardhshme. E shpifur si vetë boja e flokëve te Luzim Bashës dhe e folura e Sali Berishës.
Ju lutem atyre që kanë në mendje të bëjnë ndonjë spot publicitar për partinë demonkratike, se mos nisin të krahasojnë nga ana pamore e mendore tipat që donin të thyenin bunkerin e Ramës, me ata gjermanët që i binin dikur Murit të Berlinit me kazmë! Që nga Enveri, Berisha – Basha dhe tani Rama, te gjithe po e ribëjnë një bunker!
Policia nuk ndërhyri! Shumë mirë, shumë mirë sepse, ashtu si fëmijët ajo mban mëkatet e së shkuarës. Mos harroni 21 Janarin, sot janë në pushtet po ata që u duhej një kauzë gjoja e fortë! Siç po bëjnë sot edhe këta të PD-së, kërkojnë një kauzë që nuk kanë për ta gjetur kurrë. Sepse llasticat që jetojnë mirë dhe e kanë  barkun plot, nuk u vjen kurrë keq për nënën dhe babën që u japin 6 fëmijëve të tyre vetëm bukë me vaj për Vitin e Ri. Pak më shumë krijim çuna me këto protestat e shëmtuara që bëni. Shqiptarët nuk e duan zjarrin, nuk u pëlqen më tymi dhe dhuna e protestave. Ku e keni rininë tuaj të opozitës, pse nuk i nxorët ata të protestonin? Ekstremizmi nuk i shkon partive politike, dhe këtë e kanë interpretuar si kanë dashur të dyja partitë politike tek ne. Nuk i plas më askujt se çfarë bën pd dhe ps në Shqipëri. Pak më shumë krijues çuna. Mund t’u gjuani ndërtesave qeveritare me torta të prishura, por nuk keni asnjë të drejtë t’i dhunoni ato. Pastaj, nëse behen të tilla protesta, ju tregoni brutalisht mënyrën dhe mënxyrën tuaj të qeverisjes së re. Dalim sërish tek 21 Janari, njëri i nxori në shesh dhe i la të vriteshin, tjetri i vrau njësoj siç hante pulat para kamerave. Çuna, më shumë protesta me njerëz interesantë, dhe jo më periferi që vetëpëlqehet nga mëngjesi deri në darkë. E shpifur: Për gjëra delirante kemi kryeministrin që bredh lart e poshtë nëpër botë me ekspozitat e tij, dhe në vend që të ftojë artistët tanë të shfaqë sa më shumë punën e tyre në lëvizjet që bën, fton vetëm veten e tij kudo. Për gjëra injorante ju kemi juve që asnjë pikë interesante nuk keni më, as vuajtja nuk ju vjen më afër. Nuk është shumë larg dita kur pllakat e shkulura me injorancën e atyre që pretendojnë të na qeverisin të kthehen pas.
Kjo më vërteton vetëm një gjë: Si pozita dhe opozita janë organizatorët e parë të vrasjes së popullit më 21 Janar. Mbase edhe ju jeni kështu, mbase do duhet të hapen shtëpitë publike edhe për ju. Do thuash ti kurvat që na qeverisin nuk duan kurva të tjera?! Jo nuk thashë këtë, ka disa të tilla edhe në jetën e përditshme, më të rrezikshmet sot për sot janë ata ato që na vijnë nga politika. I gjen në parlament. Kodi Penal Neni 113, thotë se për ushtrimin e prostitucionit dënohesh me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Të hiqet nga Kodi Penal, është e thjeshtë: shfuqizim me 84 vota. Nuk e bëjnë? Pse? Nuk e bëjnë, sepse parlamentarët tanë duan vetëm veten dhe shokët, por edhe shtëpitë publike që kanë brenda trurit të tyre. Nuk duan konkurrencë me pak fjalë.

Next Post

BE reagon për protestën: Kthimi te dhuna është i papranueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“HarmonyOS” paraqitet në një ceremoni teknologjike të fundvitit

“HarmonyOS” paraqitet në një ceremoni teknologjike të fundvitit

December 23, 2025
Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Inauguruam dje misionin e ri të opozitës, qytetarët “firmosën” kontratën me..

Protesta e opozitës, katër të arrestuar/ Berisha: Dy prej tyre kishin ardhur si turistë nga Kosova, njëri djali i një ish-luftëtari të UÇK

December 23, 2025
Merrte pjesë në protestën pro-Palestinës/ Arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

Merrte pjesë në protestën pro-Palestinës/ Arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

December 23, 2025
Dyshohet se pagoi Nuredin Dumani për t’i vrarë bashkëshorten\ Apeli i GJKKO liron Alban Bengasin

(EMRI) Zgjidhet zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

December 23, 2025
Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri… Ja kujt i përkasin (EMRI)

Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri… Ja kujt i përkasin (EMRI)

December 23, 2025
VIDEO- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve paraqitet sërish në SPAK

VIDEO- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve paraqitet sërish në SPAK

December 23, 2025
Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq tre persona/ Akuzohen se rrëmbyen Leonard Theodhorin dhe Fatmir Sulovarin në 2023-in

Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq tre persona/ Akuzohen se rrëmbyen Leonard Theodhorin dhe Fatmir Sulovarin në 2023-in

December 23, 2025
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

December 23, 2025
Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin: Nuk e di a jam më një demokrat!

Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin: Nuk e di a jam më një demokrat!

December 23, 2025
“Bëhuni gati për përshkallëzim të luftës”/ Berisha tregon aksionin politik: Duam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

“Bëhuni gati për përshkallëzim të luftës”/ Berisha tregon aksionin politik: Duam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com