• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapni listat, po jua mbajti!

by Dritan Hila
17/06/2020 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Një ndër argumentet dhe ndoshta i vetmi që hamendësohet se partitë e mëdha kishin të drejtë lidhur me sistemin zgjedhor, ishin listat e mbyllura. Mendohej se ato do të eliminonin prezencën e elementëve me të shkuar kriminale ose për t’u shprehur më butë, të “të fortëve”.

Testi i parë tregoi se ishte e kotë. Kryetarët ishin të detyruar që te zona e rrezikut, diku nga mesi i listës së çdo qarku, të vendosnin pikërisht elementë të tillë. Ndarja e vendit në qarqe dhe ngushtimi i zonave ku veprohej, e rriti fuqinë e këtyre elementëve.

Sistemi me 100 në mazhoritar dhe 40 proporcional që u zëvendësua kishte dhënë defekte në të shkuarën, siç ishte rasti i Dushkut. Por në vend se të korrigjohej, siç do vepronte një demokraci e stabilizuar, u zëvendësua tërësisht.

Sot jemi në pikën që sistemi aktual është i falimentuar. Ne kemi mbytur jo vetëm demokracinë brenda partive, e kushtëzuar kjo nga plotfuqishmëria e kryetarëve të cilët duhet të preokupohen vetëm që të gjejnë 12 “të fortë” që ti vendosin në mes të listave, por edhe mundësinë për të lejuar alternativa të reja.

Tashmë shumica dërmuese e opinionit është i bindur se proporcionali në rang kombëtar me lista të hapura, do të ishte zgjidhja ideale. Ky sistem nuk do lejonte së pari hyrjen e elementëve kriminalë, pasi ndikimi i tyre në një lagje apo fshat, nuk përkthehet dot në 75 mijë vota, aq sa kërkon një deputet i pavarur kur pragu është 5%.

Ky sistem do të lejonte edhe futjen e subjekteve të rinj politikë që normalisht në një shoqëri konservatore si jona, e kanë të vështirë të krijojnë masë kritike me sisteme të mbyllura si ky aktuali.

Por, tani që është e qartë se askush nga ata që kanë në dorë vendimmarrjen, e përkrah këtë sistem, mbetet korrigjimi i këtij ekzistuesi. Minimalisht listat e hapura dhe eleminimi i koalicioneve, duhet të zbatohen.

Mesa duket kjo nuk e tremb Edi Ramën që si parti në pushtet i ka nën kontroll elementët potencialë plangprishës.

Ndërsa tremb Bashën dhe Metën. Arsyet janë të shumta dhe të ndryshme për secilin. Por kjo do t’i detyronte të ishin seriozë në hartimin e listave, përfshirë qoftë fillimin e tyre si në rastin e LSI e qoftë fundin si në rastin e PD.

Kjo do ndihmonte në demokratizimin e partive pasi asnjë kryetar nuk do vendoste humbës. Kuptohet, kur ka dëshirë të fitojë.

Dhe shmangia e koalicioneve vërtet nuk do të lejonte krijimin e alternativa e të reja, por të paktën nuk do detyrohen më, t’i kërkojnë ndihme Fatmir Mehdiut që kryeson një parti që është vetëm në letër.

Po t’u duhej do e fusnin, deputet të PD.

Next Post
“Zogu ma i mirë” rikthehet në formë, Tuna tregon sekretin e saj (FOTO)

“Zogu ma i mirë” rikthehet në formë, Tuna tregon sekretin e saj (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In