Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se si do të devijohet trafiku tek sheshi ‘Shqiponja’ pas hapjes së dy tuneleve që do të jenë pjesë në nënkalimit. Bëhet me dije se disa nga segmentet që devijonin rrugën në zonë do të shmangen, pasi tashmë ka një hartë të re lëvizjeje.
Më tej ARRSH shton se në varësi të punimeve në zonë do të ketë devijime të tjera të trafikut deri në përfundim të të gjithë projektit.
“Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se: Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel.
Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”. Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.
ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!“, është ky njoftimi i ARRSH.
/a.r