Rudina Hajdari tha se nuk ka besim në deklarata e Bashës se do të hap partinë pasi këtë ka vite që e bën dhe nuk ka ndodhur, Hajdari tha se PD është kthyer në një parti të pabesueshme dhe se afrimi i njerëzve të rinj në të duket i vështirë.
“Ka vite që dëgjoj këtë hapje por nuk ka ndodhur kurrë. Nuk e besoj dhe më duhet një retorikë fiktive. Duhet të kuptojë që PD është një frymë dhe jo një individ dhe nuk PD nuk mund të mbahet peng nga individë të caktuar. PD është një forcë e madhe që shtrihet në të gjithë vendin dhe ka kapacitete të bëhet më e mirë dhe e fortë, por nuk ndodh në këto kushte ku është sot, kur nuk je i besueshëm është shumë e vështirë të afrosh persona rreth vetes. Nuk varet thjeshtë nga kryetari partisë por nga shumë të tjerë që e kanë humbur besimin. Për momentin e rëndësishme për mua është beteja dhe jo kolltuku dhe nëse shkoj në parlament në 2021 dua që kjo të jetë një gjë reale që unë ta ndjej se bëra këtë gjë”, tha Hajdari.
g.kosovari