• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e PD, deputetët takime me personazhe me të kaluar të dyshimtë

by Java News
26/11/2016 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas pesë humbjeve radhazi, opozita shqiptare ka nisur zyrtarisht lëvizjet për një aleancë me të fortët, me biznesmenë dhe njerëz me të kaluar të dyshimtë, por me ndikim në zona të caktuara, në funksion të llogarive dhe të maksimizimit të votave në zgjedhjet parlamentar të vitit 2017.

Deputetë të Partisë Demokratike, anëtarë të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar janë udhëzuar për të zbarkuar me urgjencë në terren, në funksion të aksionit të ri politik, për të kontaktuar dhe afruar në radhët e partisë më të madhe në opozitë, personazhe me peshë në komunitetin ku jetojnë.

Edhe pse kjo lëvizje bie ndesh me kauzën trevjeçare të opozitës për dekriminalizimin dhe disa parime të mbrojtura të paktën verbalisht nga kryetari Lulzim Basha, ky i fundit ka urdhëruar deputetë dhe anëtarët e forumeve të piketojnë dhe rekrutojnë njerëz të rinj në zonat e tyre, për të shtuar numrin e votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Shqiptarja.com ka mësuar se kryetari i PD, Lulzim Basha, u ka lënë 10 ditë afat deputetëve, për të piketuar dhe kontraktuar në zonat e tyre përkatëse njerëzit e fuqishëm, të cilët do të ftohen për t’iu bashkuar opozitës. Sipas burimeve, që ditën e djeshme, deputetët kanë zbarkuar në zonat e tyre, në funksion të zbatimit të këtij udhëzimi verbal, i artikuluar në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar demokrat.

Lista
Edhe pse Lulzim Basha ka folur për hapje dhe bashkim të PD prej tre vitesh, deputetët demokratë dhe anëtarët e forumeve të larta, brenda 10 ditëve duhet të hartojnë një listë me njerëzit me influencë në zonat e tyre zgjedhore.

Lista do të diskutohet në Kryesinë e Partisë Demokratike, ndërsa nuk përjashtohet as një mbledhje e Këshillit Kombëtar. Emrave të listuar do t’u bëhen ftesa dhe oferta për t’u bërë pjesë e frontit opozitar për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Ata mund të bëhen pjesë e PD, duke nisur që nga forumet bazë deri në strukturat më të larta të Partisë Demokratike. Katapultimet do të mundësohen edhe duke anashkaluar Statusin e Partisë, me justifikimin e emergjencës parazgjedhore.

Detyra tjetër
Përpos piketimit dhe listimit të të fortëve në zonat e tyre zgjedhore, deputetët e Partisë Demokratike, janë ngarkuar edhe me një detyrë tjetër, e cila ka të bëjë me hartimin e programit të opozitës për zgjedhjet e 2017. Hartimi i programimit do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm, sikundër konfirmoi dje edhe kryetari Basha, por deputetët duhet të marrin një opinion në bazën e partisë, për të gjitha problematikat e zonës.

Sipas porosive në mbledhjen e fundit parlamentar, deputetët, bazuar në problematikat e mbledhura nga qytetarët, duhet të hartojnë nga një miniprogram për zonat përkatëse. Problematikat do të reflektohen në programin përfundimtar të opozitës.

Regjistrim të të papunëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar dje një takim me kryetarët e degëve të partisë, në kuadër të hapjes së PD dhe të hartimit të programit. Në takimin e zhvilluar me kryetarët e degëve, Basha kërkoi që brenda 15 Janarit, degët, anëtarët dhe deputetët duhet të regjistrojnë gjendjen reale të shqiptarëve, e cila më pas do të shërbejë si bazë për ndërtimin e programit për zgjedhjet e 2017.

Po ashtu, Basha ka kërkuar një regjistrim të të gjithë të papunëve. “Për këtë arsye, kërkoj nga ju, nga drejtuesit tuaj kudo ku ndodhen, të ndërmarrin një proces verifikimi, evidentimi, regjistrimi konkret të të papunëve, të të pastrehëve, familjeve pa të ardhura apo me të ardhura minimale, pra njerëzve në vështirësi ekonomike, të njerëzve të goditur nga fatkeqësitë natyrore, nga përmbytjet, nga sëmundjet siç është dermatoza nodulare, që po bën kërdinë në zonat rurale, nga prishjet e paligjshme të objekteve për të mundësuar, jo këtë buxhet që ka sjellë ky, se ky do të jetë buxheti më jetëshkurtër në historinë e Shqipërisë, por që buxheti ynë t’i përgjigjet realisht këtyre nevojave sepse buxheti ynë, buxheti im, buxheti i Partisë Demokratike, nuk do të shkojë për kolltuqe, për palma, për fasada, por do të shkojë në radhë të parë dhe mbi të gjitha, për njerëzit në nevojë që sot përbejnë për fat të keq shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë”, ka pohuar Basha. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Mitsotakis: Mos luani me Greqinë! Tirana po ngre çështje inekzistente

Mitsotakis: Mos luani me Greqinë! Tirana po ngre çështje inekzistente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In