• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e negociatave Shqipëri- BE, publikohen 15 rekomandimet dhe pse PD votoi kundër Brukselit

by Java News
08/11/2016 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohen rekomandimet e parlamentarëve europian për Shqipërinë, pas votimit që Brukseli të nis negociatat me Shqipërnë për anëtarësimin në BE. Siç është bërë e ditur, PD-ja votoi kundër hapjes së negocviatave të Shqipërisë me BE, një rast ky i paprecedentë për të gjitha partitë në vendet ish komuniste, vendet e të cilave kërkuan anëtarësim në BE. Vota e PD kundër hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë, ka habitur edhe vetë eurudeputetët. Vota kundër e PD-së është logjikën e pozicionimit prej kohësh të kësaj force politike kundër Bashkimit Europian dhe SHBA-së, duke nismuar që nga Reforma në Drejtësi, Reforma Territoriale etj. PD tashmë është e vetmja forcë politike e pozicionuar me vendime kundër BE-së dhe SHBA-së. Edhe vota kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në është në të njëjtën logjikë. Kryetari i delegacionit të parlamentit shqiptarë Taulant Balla, ka publikuar me këtë rast edhe 15 rekomandimet:

“Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, në perputhje me Rregullin 3 të Rregullores së tij dhe Nenin 122 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, iu drejton rekomandimet vijuese Këshillit të Stabilizim-Asociimit dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian:

  1. Thekson mbështetjen e tij të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kur reformat në fushat kryesore të jenë të zbatuara e të pakthyeshme; mbështet çeljen e negociatave për anëtarësim, në dritën e përparimit kuptimplotë dhe në një fazë bindëse të zbatimit të këtyre reformave; beson fort se çelja e negociatave do të ofrojë një nxitje të fuqishme për miratimin dhe zbatimin e paketës së plotë të reformave të lidhura me BE-në;
  2. I bën thirrje, për rrjedhojë, Komisionit t’i rekomandojë Këshillit çeljen e negociatave dhe Shqipërisë, që të sigurojë një përparim të mëtejshëm të qëndrueshëm e të gjithanshëm, sa u përket pesë prioriteteve kyçe, që nevojiten për fillimin e negociatave;
  3. I bën thirrje Shqipërisë të zbatojë në mënyrë të shpejtë reformën e gjithanshme në drejtësi dhe të sigurojë kushtet për zgjedhje të përgjithshme të lira e të ndershme, zbatimin e plotë të ligjit për integritetin e personave të zgjedhur dhe/ose emëruar në poste publike; të vijojë me zbatimin e masave për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e kanabisit;
  4. Përgëzon miratimin njëzëri të ndryshimeve kushtetuese lidhur me reformën në drejtësi, më 22 korrik 2016 dhe qëndrimin mbështetës të dëshmuar nga të gjithë anëtarët e Kuvendit me këtë rast;
  5. I bën thirrje Shqipërisë të ruajë këtë ritëm pozitiv reformash dhe të miratojë e zbatojë me shpejtësi të gjitha ligjet e nevojshme për zbatimin tërësor e në kohë të reformës në drejtësi; vëren se miratimi i këtyre ligjeve, ngritja e institucioneve përkatëse dhe nisja e zbatimit do të vlerësohen nga Komisioni, në këndvështrimin e çeljen e negocimit të Kapitullit 23, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, si dhe të Kapitullit 24, “Drejtësia, liria ,dhe siguria”, që, në përputhje me praktikën e vendosur, duhet të hapen të parët dhe të mbyllen të fundit në procesin e negociatave; thekson se reformimi tërësor dhe i gjithanshëm i sistemit të drejtësisë është thelbësor, për të siguruar efikasitetin, profesionalizmin, pavarësinë dhe llogaridhënien në të gjithë sektorin – nëse zbatohet plotësisht, ajo do t’iu sjellë përfitime të mëdha qytetarëve shqiptarë dhe do të rritë besimin e publikut në sistemin gjyqësor e, përgjithësisht, në të gjitha institucionet shtetërore, si dhe një ndjenjë drejtësie;
  6. Mirëpret vazhdimësinë në zbatimin e reformës së administratës publike dhe reformës së menaxhimit të financave publike, me qëllim zhvillimin e administrate publike funksionale; bën thirrje për përparim të mëtejshëm në forcimin e zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, përfshi në nivelin e pushtetit vendor, për të siguruar një shërbim publik profesional e të depolitizuar;
  7. Thekson se anëtarësimi në BE duhet të jetë proces gjithëpërfshirës, thekson edhe njëherë se dialogu politik e bashkëpunimi ndërpartiak është me rëndësi maksimale për suksesin e këtij procesi reformash dhe për procesin e anëtarësimit në BE, në përgjithësi; thekson nevojën për përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e reformave dhe nevojën për më shumë transparencë dhe mbikqyrje parlamentare;
  8. Shpreh kënaqësinë e tij që Shqipëria ndërmori hapa të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç është pranuar, mes të tjerave, nga takimi i 8-të i Këshillit të Stabilizim-Asociimit; përgëzon miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve; sidoqoftë, bën thirrje për forcimin edhe më tej të përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për mbylljen plotësisht të hendekut në zbatim; iu bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të vijojnë me zbatimin e ligjit për integritetin e personave që do të zgjidhen a emërohen në poste publike dhe të forcojnë procesin e kontrollit në dritën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe të finalizojnë me proces të rregullt ligjor hetimet në vazhdim;
  9. Kujton se një reformë e gjithanshme e sistemit të drejtësisë është një instrument kryesor për luftën kundër krimit dhe korrupsionit; vërën se nivelet e perceptuara të korrupsionit në vend kanë mbetur të larta dhe se reformat e zbatuara nuk i kanë dhënë ende plotësisht rezultatet e dëshiruara; thekson, për rrjedhojë, se mbetet shumë për t’u bërë, veçanërisht, me qëllim zhvillimin e një historiku efektiv hetimi, ndjekjeje penale dhe dënimi përfundimtar, në rastet e korrupsionit në nivelet e larta dhe krimit të organizuar;
  10. Mban parasysh operacionet lidhur me asgjësimin e fushave të kanabisit dhe uljen në përgjithësi të numrit të bimëve të mbjella, si dhe bashkëpunimin e suksesshëm ndërkufitar, konkretisht, me autoritetet italiane, për parandalimin dhe eliminimin e veprimtarive të mbjelljes së kanabisit; bën thirrje për aksione të vazhdueshme, konstante dhe të forta të zbatimit të ligjit, që synojnë çrrënjosjen tërësore të krimeve të lidhura me drogën dhe të gjitha llojeve të tjera të krimit të organizuar;
  11. Thekson se sigurimi dhe zbatimi i plotë i kushteve për zgjedhje demokratike është po aq thelbësor për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të BE-së; i bën thirrje komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore dhe autoriteteve shqiptare të sigurohen që reforma të zbatohet në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke zgjidhur problemet e dala në kohën e duhur, përpara zgjedhjeve parlamentare, që do të zhvillohen në mes të vitit 2017; i bën thirrje Parlamentit shqiptar të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor deri në fund të vitit 2016;
  12. Iu bën thirrje autoriteteve shqiptare të kërkojnë përmirësim të vazhdueshëm të standardeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; thekson nevojën e miratimit të Ligjit për Pakicat, që siguron mosdiskriminim, të drejta dhe mbrojtje të barabartë, integrim dhe pjesëmarrje të plotë të të gjitha pakicave në jetën publike shqiptare;
  13. Iu bën thirrje të gjitha palëve të punojnë së bashku, me qëllim krijimin e një mjedisi që nxit lirinë e mirëfilltë të medias dhe lirinë e shprehjes, ndërkohë që shmang çdo lloj censure në media;
  14. E inkurajon Shqipërinë të vazhdojë në rrugën e reformave të ndërmarra në fushën e përmirësimit të klimës së biznesit, që, po ashtu, ka kontribuar për përmirësimin e renditjes së Shqipërisë në Indeksin e “Doing Business 2016”;
  15. E nxit Shqipërinë të ruajë rolin e saj proaktiv e konstruktiv në rajon; është i kënaqur me afrimin e mëtejshëm me Serbinë; kujton se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabiliteti rajonal janë elemente thelbësore të proceseve të Stabilizimit-Asociimit dhe zgjerimit.”

Me. Ar

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

TUFINE/ Banori i komunitetit rom plagos me armë zjarri punonjësin social

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Politika e re amerikane, ish-ambasadori Bimo: Ja interesat gjeopolitike që Trump kërkon aneksimin e Groenlandës

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In