• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e negociatave me BE/ Presidenti mesazh për qytetarët: Nëse punojmë së bashku, do t’i përballojmë të gjitha vështirësitë

by Java News
28/07/2022 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj ka dalë me një mesazh në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në.

Kreu i Shtetit shprehet se është i vetëdijshëm që ka vështirësi përpara, por shton se duke punuar të gjithë sëbashku, mund të përballohet çdo sfidë.

“E sotmja është një mbrëmje feste, pasi rikonfirmojmë rrugën e pakthyeshme evropiane dhe partneritetin me aleatin tonë prej një shekulli. Jam i vetëdijshëm se 10 ditë më parë, me vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në rrugën që kemi zgjedhur, në rrugën e bashkimit në një federatë popujsh e kombesh që u krijua si bashkim vullnetesh – e vetmja në histori deri më sot – do të ketë ndryshime jo vetëm në rrafshin politik e shtetëror, por edhe në koncepte të tilla themelore si pavarësia e identiteti.

Duke promovuar identitetin tonë kombëtar, faktorin më të rëndësishëm historik e kulturor, që nuk njeh kufij dhe nuk ka pengesë për t’u lartësuar, shqiptarët do të jenë qytetarë dhënës në qytetërimin europian. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë, dhe më shumë akoma, jam i vetëdijshëm për vështirësitë që do të na duhet të përballojmë. Por, nëse punojmë të gjithë duke patur në mendje dhe në zemër Shqipërinë, interesin kombëtar dhe të ardhmen e fëmijëve tanë e të brezave të tjerë që do të vijnë, jam i bindur, se jo vetëm vështirësitë do t’i përballojmë, por atdheu ynë do të përparojë e zhvillohet.

28 korriku është një datë shumë e rëndësishme edhe për popullin shqiptar dhe atë amerikan, si dy popuj që i bashkojnë vlerat, parimet. Në 100 vite, SHBA kanë qenë aty për ne, duke mbështetur cdo hap të Shqipërisë drejt transformimit demokratik dhe drejt rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nën modelin e demokracisë amerikane dhe unitetin e familjes evropiane, Shqipëria ka nevojë për përkushtimin tonë, ka nevojë për ndershmërinë tonë, ka nevojë për punën dhe besimin e të gjithëve ne, ka nevojë për dashurinë tonë. Është koha t’ia japim ato pa asnjë rezervë, pa u lodhur, por me devocion e përkushtim” – tha Begaj.

g.kosovari

Next Post
Dështimi në Europë/ Tirana s’di të fitojë, Zrinjski eleminon bardheblutë në Conference League

Dështimi në Europë/ Tirana s'di të fitojë, Zrinjski eleminon bardheblutë në Conference League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In