• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hapja e listave kërkesë e shumicës së shqiptarëve”, Hyseni: Marrëveshja e “5 qershorit” nuk ishte produkti më i mirë i mundshëm

by Ardit Rada
23/07/2020 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni deklaroi sot se marrëveshja e 5 qershorit nuk ishte produkti më i mirë i mundshëm dhe ajo që dëshironin shqiptarët dhe partia Socialiste, por ishte vullneti i opozitës jashtëparlamentare.

Në një intervistë në media, Hyseni u shpreh se për ta përkthyer në ligj këtë marrëveshje politike kërkohej një vullnet më tepër se i Partisë Socialiste, ndaj dhe ne bashkëpunuam me opozitën parlamentare.

Kjo marrëveshje, tha ai solli disa risi. “Fillimisht adresoi shqetësimet e PD dhe opozitës jashtëparlamentare, disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR, si çështjen e financimit të fushatës zgjedhore, rolin e medieve, si dhe adresoi një kërkesë të hershme të PS-së për ta sjellë fushatën jashtë sezonit turistik”, tha Hyseni.

Hyseni tha se në këtë marrëveshje u adresuan edhe çështje që kanë të bëjnë me luftën kundër shitblerjes së votës, përmirësimin e standardit duke thelluar aspektin penal, apo dhe çështje që kanë të bëjnë me regjistrimin e zgjedhësve.

Po ashtu, tha deputeti socialist, për herë të parë iu hap rruga votës së emigrantëve, u krijohet atyre mundësia e votës atje ku ata jetojnë e punojnë.

“Përtej këtyre, na u desh një kompromis, i cili duhet thënë, nuk ishte i vështirë, sepse Partia Socialiste e reflektoi edhe vullnetin e qytetarëve. Hapja e listave nuk ishte vetëm një kërkesë e opozitës parlamentare por një kërkesë e një shumice dërrmuese të opinionit publik. Dhe si e tillë PS nuk ka munguar kurrë të jetë në krah të shumicës së shqiptarëve”, deklaroi Hyseni.

Lidhur me këtë, Hyseni tha se marrëveshja e arritur me opozitën parlamentare nuk çon në ndryshim sistemi.

“Jemi brenda sistemit proporcional rajonal, thjesht me lista të hapura jo më pak se 2/3. Hapja e listave mundësohet me marrëveshjen që do të kalojë me datë 30 korrik dhe nuk prek sistemin elektoral. Është element i të drejtës së njerëzve për të zgjedhur”, vuri në dukje Hyseni.

Më tej, ai shtoi se mbajtja e 1/3 së mbyllur të listave synon mbrojtjen e një standardi të arritur tashmë nga Shqipëria që ka të bëjë me përfaqësimin gjinor.

 

/e.rr

Next Post
PD-LSI marrin kohë për tu menduar mbi “listat e hapura”, Bylykbashi: Këshilli Politik të mblidhet nesër, jo sot

Opozita joparlamentare ndryshon mendje: Kërkojmë mbledhjen e Këshillit Politik nesër, do diskutojmë çdo çështje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

January 22, 2026
Buxheti 2026/ Rama: 1.7 mld lekë për rritjen e pensioneve. Biznesi i vogël nuk paguan tatim-fitim deri në 2029

Rama-opozitës: Prisnit të më merrte SHBA si Maduro, tani do më votoni që të ulem në Shtëpinë e Bardhë!

January 22, 2026
Nga Davosi te syzet e Macron, batuta e Trump që ktheu një problem shëndetësor në trend luksi

Nga Davosi te syzet e Macron, batuta e Trump që ktheu një problem shëndetësor në trend luksi

January 22, 2026

Rama, ironi me demokratët: Do t’ju dalë fjala, ‘non gratën’ do ta hiqni në mars 2025…

January 22, 2026
“Kam një vëlla që mos e paça, fatkeqësi për familjen”, Petrit Qoli dëshmon te “Plumbi i Artë”

“Kam një vëlla që mos e paça, fatkeqësi për familjen”, Petrit Qoli dëshmon te “Plumbi i Artë”

January 22, 2026
Rama ‘i djeg’ premtimin Bashës: Teatrin e vjetër do ta rindërtojmë, kemi projektin origjinal…

“Njësoj si Trump”, Rama: Do të flas në parlamentin e Izraelit të hënën

January 22, 2026
Seanca për Ballukun në GJK, SPAK: Pezullimi, i përkohshëm. Masa bllokon funksionimin e Qeverisë?!

Seanca për Ballukun në GJK, SPAK: Pezullimi, i përkohshëm. Masa bllokon funksionimin e Qeverisë?!

January 22, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Lali Eri në burg pa prova e pa gjyq, janë shkruar tre volume…”, Rama në Kuvend: SPAK, si sportel ku lihen letrat e popullit

January 22, 2026
Përplasje e fortë mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë! Çfarë ndodhi në darkën në Davos

Përplasje e fortë mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë! Çfarë ndodhi në darkën në Davos

January 22, 2026
Rama: Parku i Butrintit do të bëhet si themi ne, do të jetë pa përqindje karboni

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironizon opozitën: Mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Xhulietë

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In