• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e kutive të Beratit / Mbyllet shqyrtimi për 6 prej tyre! Katër, me mungesë dokumentacionesh

by A R
17/05/2021 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqyrtimi i materialeve zgjedhore për 6 kuti nga 24 në total në qarkun e Beratit për të gjetur parregullsi me kërkesë të LSI-së është mbyllur, ndërsa ka vijuar me 6 kuti të tjera.

Nga 6 kuti që janë hapur në 4 prej tyre ka pasur mungesë të dokumentacioneve, ndërsa në 2 prej tyre s’ka pasur probleme.

Pas shqyrtimit të kutisë për Qendrën e Votimit 3275, KZAZ 65 rezulton se ka pasur një tentativë për votim të dyfishtë dhe mungon raporti i mbylljes së pajisjes së identifikimit elektronik.

Pas shqyrtimit të kutisë për Qendrën e Votimit 3431, KZAZ 66 rezulton se raporti i i mbylljes së pajisjes së identifikimit elektronik mungon, gjithashtu mungon në kuti vendim gjykate për zgjedhësit që kanë votuar.

Pas shqyrtimit të kutisë për Qendrën e Votimit 3446, KZAZ 66 rezulton se nuk gjendet në kuti manuali zgjedhor, procesverbali nga QV për kalimin në proces të votimit manual.

Pas shqyrtimit të kutisë për Qendrën e Votimit 3445, KZAZ 66 rezulton se mungon raporti i hapjes dhe i mbylljes së procesit së pajisjes së identifikimit elektronik.

KAS do të vendosë në fund të shqyrtimit të 24 qendrave të votimit që ka kërkuar LSI nëse do të shpallë pavlefshmëri në këtë qark apo jo dhe më pas do të vendosë nëse do të ketë rivotim apo rinumërim të votave për qarkun e Beratit.

Nga 24 kutitë një prej tyre ishte ngatërruar nga LSI duke sjellë një tjetër, ku sipas informacioneve do të bëhet ndërrimi për të.

Hapja e kutive realizohet për të marrë në cilësinë e provës së materialeve zgjedhore procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik, regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet.

Në proces do të përfshihen: QV 3446, QV 3431, QV 3445, QV 3318, QV 3275, QV 3270, QV 3287, QV 3307, QV 3472, QV 3473, QV 3482, QV 3325, QV 3456, QV 3440, QV 3330, QV 3220, QV 3433, QV 3328, QV 3429/1, QV 3518, QV 351, QV 3501, QV 3416.

Të pranishëm në shqyrtim janë anëtarët e KAS, grupet e numërimit, gazetarët dhe operatorët.

Kujtojmë se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ pranoi vetëm 1 nga 2 ankimimet e LSI dhe e rrëzoi atë të PD-së për rezultatin që u prodhua në zgjedhjet e 25 Prillit në qarkun Berat.

Elvis Cefa relator i këtyre ankimimeve dha detajet e vendimmarrjes së KAS. Në kushtet kur e humbi mandatin për vetëm 77 vota, LSI i kërkoi KAS pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 24 qendra votimi qarku Berat e si pasojë përsëritjen e zgjedhjeve.

Ndërsa PD po për qarkun e Beratit kërkonte nga KAS, marrjen e provave shtesë nga SPAK, ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso u shpreh i zhgënjyer me këtë vendim dhe paralajmëroi ankimime të mëtejshme duke lënë të nënkuptohet se beteja ligjore e demokratëve do të zhvendoset në Kolegjin Zgjedhor.

/a.r

Next Post
Raporti i OBSH: Puna me orar të zgjatur rrit rrezikun e vdekjes

Raporti i OBSH: Puna me orar të zgjatur rrit rrezikun e vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Bujqësisë nis turin e dëgjesave me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh

Ministri i Bujqësisë nis turin e dëgjesave me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh

January 19, 2026
‘Lëvizja Bashkë’ protestë para Kuvendit, Qori: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

‘Lëvizja Bashkë’ protestë para Kuvendit, Qori: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

January 19, 2026
Enver Robelli flet hapur për Shqipërinë politike: Garë bandash!

‘Lufta e uiskit’

January 19, 2026
“Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!”/ Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës

“Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!”/ Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës

January 19, 2026
Analiza: Tony Blair, nga Iraku në Gaza! Rikthimi i figurës më përçarëse të politikës britanike

Tarifë 1 mld $ për anëtarësimin e përhershëm te “Bordi i Paqes”? Tërhiqet Tony Blair, nuk bie dakord as Carney

January 19, 2026
Pas 9 vitesh në detyrë, dorëhiqet presidenti i Bullgarisë: I pranoj gabimet e mia, demokracia duhet mbrojtur

Pas 9 vitesh në detyrë, dorëhiqet presidenti i Bullgarisë: I pranoj gabimet e mia, demokracia duhet mbrojtur

January 19, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Po sikur Trump të mos e ftonte Edi Ramën?

January 19, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Një hartë e miqve dhe armiqve të Edi Ramës në Amerikë

January 19, 2026
Vrasja e Jani Aliajt, media greke: Me urdhër të mafies në burgun e Koridhalos

Vrasja e Jani Aliajt, media greke: Me urdhër të mafies në burgun e Koridhalos

January 19, 2026
Planetët sjellin trazira! Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

Java e metamorfozës! Meri Shehu parashikon trazira, dy shenja rrëmbejnë 5 yjet

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In