Albert Dervishaj, zv/drejtues i Policisë së Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e SPAK që solli zbardhjen e dy vrasjeve të bujshme të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut. I ftuar në “Opinion”, Dervshaj tha se ku operacion ka nisur prej ditësh dhe nuk është zhvilluar gjithçka sot.
“Është një operacion që ka vijuar prej ditësh, nuk ka filluar sot. I pari u arrestua Taullai në Prizren. Dhe më pas ka vijuar procedura. Dervishaj dhe Berisha janë shpallur në kërkim ndërkombëtar,”- tha Dervishaj.
Pas kësaj goditje të SPAK, Dervishaj paralajmëroi për goditje të tjera në ditët në vijim.
“Në ditët në vijim do të ketë operacione të kësaj natyre dhe këtu do të jemi do të shikojmë edhe reagimin e institucioneve të drejtësisë shqiptare që jep shpresë”, tha ai.
g.kosovari