• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e dosjeve/ Gentiana Sula: Përveç I.M dhe 5 politikanë të tjerë si të dyshuar për spiun!

by
31/10/2022 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm “I.M’, që dyshimet janë se bëhet fjalë për Ilir Metën, pro janë edhe 5 politikanë të tjerë të lartë që ka dyshime se kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Kryetarja e Autoritet të Dosjeve, Gentiana Sula tha në ‘Kontrast’ se në total i kanë çuar parlamentit një dokument sekret ku jepeshin 6 politikanë të lartë si spiun, I.M dhe 5 të tjerë, po ashtu me iniciale.

Ajo është e mendimit se Komisioni Mezini-Bezhani nuk kanë bërë transparencë.

“Nuk ka shërbyer për një lloj katarsisi ato 2 Komisione, nuk kanë dhënë transparencë, ato kanë bërë lustracion, nuk ka lustracion pa informin, puna është të nxjerrësh faktet në dritë. Ka ndodhur një debat public gjatë gjithë kohë, me emra, por nuk ka qenë shterues, kishin 6 politikanë, zyrtarë shumë të lartë, ishin 6 dhe parlamentit i kemi çuar dhe një dokument shtesë, ku ishin gjithë ngjarje shtesë”, tha Sula.

Ajo i ka kthyer përgjigje edhe Ilir Metës që akuzon se Autoriteti i Dosjeve ka manipuluar dosjet. Një gjë e tillë, sipas Sulës, nuk mund të ndodh pasi procesi është në duar e një sërë njerëzve hap pas hapi.

“Të manipulosh një dokument zyrtar tek ne, e kemi thënë se dokumentacioni qoftë në letër është dhe mikrofil, ka 2 kopje që ekzistojnë, në autoritet nuk ndodh gjë individuale, ligjet e shtetit janë të tilla që ka regjistra, ka punë në grup, ka kamera, ka roje, do bashkëpunojmë me organet, manipulimi i tekstit bie”, shtpu Sula.

Pas votimit në Kuvend për ligjin për hapjen e dosjeve, Sula  tha se nuk ka gjasa që të krijiohen konflikte shoqërore. Sipas Sulës problemi më i madh vjen nga keq përdorimi i informacionit.

‘Kemi rreth 800 vendime që kemi marrë për dokumentimin e internimeve. Sa i përket konflikteve shoqërore, ne nuk kemi dëgjuar ndonjë rast. Kemi qindra raste që marrin dosjen e ndjekjes, shikojnë pseudonimet dhe nuk duan që të shkojnë deri tek identifikimi i personave. Bëhet fjalë për një shtresë shoqërore të ngritur. Bëhet fjalë për disidentët, janë njerëz që kanë një lloj niveli dhe kjo demonstrohet edhe me një lloj paqeje që kanë treguar. Nuk më ka rezultuar asnjë rast. Problem më i madh vjen nga keq përdorimi i informacionit. Dokumentet aty kanë qenë. Publikimi i tyre dhe keqpërdorimi i tyre, bëhet sebet konflikti.

Sot kisha kërkesa të reja mbi tavolinë dhe akoma nuk ka filluar efekti i ligjit. Kështu ka goxha kërkesa! Ishte një zonjë, rasti i mbi 50 i djalit të saj i cili ka kaluar 17 vite në internim, i cili nuk ka punuar për shkaqe shëndetësore dhe   quhet fare ajo periudhë që ka kaluar atje si periudhë pensioni. Janë mbi 50 raste fëmijësh. Ata kanë shoqëruar familjet, janë mohuar dhe nga arsimi. Kanë pasur kushte diskriminimi. Ka nga ata që morën një faturë shumë të lartë. Këto janë raste që mua më trondisini. Është një histori aktuale.’- tha Sula.

/e.d

Next Post
“Kjo është historia e…”/ Rama: Aleanca e rublave synonte ndryshimin me dhunë të pushtetit

“Kjo është historia e..."/ Rama: Aleanca e rublave synonte ndryshimin me dhunë të pushtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In