• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me hapin e aragostës

by Ilir Yzeiri
10/02/2017 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“A passo di gambero” titullohet libri i Umberto Ekos që ai e botoi në shkurt të vitit 2006. Në shqip gamberoja është karavidhja ose aragosta dhe cilësia e saj, që e bën atë një mjet brilant për ta përdorur në ligjërimin publik, është se ajo ecën mbrapsht. Ekoja përmblodhi në këtë libër shkrimet e tij botuar në vitet 2001 e deri në 2005 dhe në ato shkrime ai, duke u marrë me ngjarjet e mëdha të kohës, vuri re se bota po ecte mbrapsht dhe po përsëritte të njëjtat ngjarje. Luftërat në Afganistan e Irak të kujtonin kryqëzatat ashtu si luftërat me frymëzim fetar të kujtonin invazionet islamike dhe thirrjet “mama arrivano i turchi”. Gjithë kjo atmosferë, vërente ai, nxori dhe një fenomen tjetër atë të populizmit mediatik. Dhe këtu ai analizon fenomenin Berluskoni.

Mirëpo të gjitha këto kanë të bëjnë pak ose fare pak me atë që ndodh te ne. Rasti i fundit i debatit për figurën e Dritëro Agollit nxori edhe njëherë në reliev dukurinë e konstatuar prej kohësh që ne jo vetëm jemi mbërthyer nga sindroma e luftës, por më tej akoma, e kemi ndaluar kohën dhe ashtu siç bënë komunistët në vitin 1944 kemi ndërtuar një digë dhe nuk lëmë të kalojë në anën tonë asgjë pa u filtruar më parë nga rrjedha e gjyqit popullor dhe pa u shpëlarë me ujin e ndenjtur të pretencave populiste.

***

Kush e ka ndjekur me qetësi historinë e letërsisë shqiptare, ka vënë re se shkrimtarët shqiptarë asnjëherë nuk janë gjykuar për veprën e tyre, po janë gjykuar për veprimtarinë e tyre jashtëletrare. Ky raport i shkrimtarit-artist dhe shkrimtarit- njeri që ka bindje politike, sociale që merr pjesë në jetën aktive është problemi më i vështirë dhe pothuajse i pazgjidhur. Vetëm komunistët shqiptarë, të mbështetur në socrealizmin rus dhe në teoritë e Zhdanovit, e gjykuan traditën shqiptarë dhe shkrimtarët sipas parimit që arti dhe letërisa janë bombë e flamur, siç thoshte Lenini dhe se vepra e një shkrimtari nuk ka vlerë përballë veprimtarisë së tij njerëzore. Fishta u flak tej prej komunistëve, vetëm pse kishte pranuar që të ishte anëtar i Akademisë Fashiste, Konica po ashtu u përjashtua në fillim pastaj u rehabilitua vetëm me përmendje, por pa vepër, vetëm pse kishte qenë ambasador i Zogut. Do të mjaftonte vetëm fati i Musine Kokalarit për të treguar makabritetin e diktaturës komuniste. Musine Kokalari ishte shkrimtare, studiuese e letërisë, personalitet i kulturës, por edhe veprimtare politike e angazhuar. Diktatura e rrafshoi personalitetin e saj dhe eleminoi veprën e saj po ashtu.

***

Nëse do të duam të jemi seriozë, për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se komunistët, për të realizuar projektin e tyre, ndërmorën një sërë transformimesh. Duke shpallur veten kampionë të lirisë dhe të progresit sipas modelit të demokracive popullore, ata e ndanë vendin në dysh, ashtu siç ishte modeli që ata imitonin. Në themel të këtij transformimi ishte lufta kundër atyre që komunistët i kishin shpallur armiq dhe begatia për pjesën që e mbështeste. Ndaj në vend u krijuan shtresat e të persekutuarëve dhe të përndjekurev politikë dhe shtresa e borgjezisë komuniste. Në mes të tyre ishte letërsia dhe arti që komunistët i çmonin tepër. Komunistët, nën shembullin e Rusisë sovjetike, krijuan kushte brilante për shkrimtarët që do të shkruanin për projektin komunist të ndërtimit të socializmit. U fut sistemi i krijimtarisë së lirë ose ai me orar të reduktuar. Shkrimtarët kishin të garantuar botimin, publikun dhe një sërë lehtësish të tjera. Natyrisht kjo krijoi traditën e një letërsië mediokre, në shumicën e rasteve pa vlerë fare, të politizuar dhe të gënjeshtërt. Nxitja e formave banale si folklori apo krijimtaria popullore në tërësi e shkatërruan kuptimin për artin. Vetë Enver Hoxha, në takimin me shkrimtarët në vitin 1948 thoshte që nuk ka shumë rëndësi talenti, rëndësi ka përkushtimi dhe angazhimi.  E kam studiuar me imtësi sidomos periudhën 1944 deri në 1949 dhe në librin tim “Semiopragmatika e realizmit socialist“ jam përpjekur të tregoj sesi u instalua me dhunë socrealizmi shqiptar. Mirëpo, po të ndjekësh procesin letrar do të vëresh se në mes të viteve ’50, kur letërsia shqipe gati po thahej, asaj i vijnë dy poetë të talentuar Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli dhe Fatos Arapi më pas. Tani përballë studiuesve lind një çështje tjetër për diskutim. Cili është raporti i talentit me diktaturën? Është shumë e vështirë të japësh një përgjigje shteruese, por Ami Boué një shkrimtar i shquar francez nga Martinika thoshte se ngandonjëherë që të kemi vepra të mëdha duhet talent dhe siktaturë. Kjo mund të jetë një spekulim, por nuk duhet të harrojmë që gjatë diktaturës edhe një shkrimtar tjetër i madh, Petro Marko jetoi dhe botoi kryevepra si “Hasta la Vista”, “Qyteti i fundit” apo “Nata e Ustikës”. Është e vërtetë se gjithë botimet në diktaturë ishin të infektuara nga filtrat e censurës komuniste. Veçanërisht historia e letërsisë, kritika letrare, historia apo tekstet pafund politike nuk mund të jenë më pronë e qarkullimit kulturor. Ndërkaq, letërsia në pjesën më të mirë të saj, ka shpëtuar. Të mos harrojmë meqë jemi te Dritëro Agolli se sikur ai vetëm “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të kishte shkruar, ai e kishte të sigurtë vendin në pantetonin e letërsisë shqiptare. Ndërsa poezia e tij me heroin lirik që ai i paraqiti publikut kur tregoi një shqiptar të brishte, me defekte, por edhe të marrë e komunist, melankolik e cinik ndonjëherë, e bëri Dritëro Agollin ikonën e poezisë qytetare shqiptare. Letërsia jonë ka fare pak autorë. Ka mbi 20 vjet që procesi letrar është ndalur. Në qoftë se do të vazhdojmë që të gjykojmë artistët dhe shkrimtarët si vetje politike, atëhere kemi hipur mbi një karavidhe dhe po shkojmë ne vitin 1945 atëhere kur për Fishtën si poet fliste prokurori special në gjyqin e patër Anton Harapit.

Next Post
“Qeveria duhet të bëjë kujdes me FMN në 2017, kur ka zgjedhje, ekonomia luhatet”

Si mbulohen paratë e grabitura në banka, Civici: Dy janë rrugët, ose nga aksionerët, ose nga qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-Presidenti i UEFA-s bën propozimin e çuditshëm: Futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

January 15, 2026
Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

January 15, 2026
Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

January 15, 2026
Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

January 15, 2026
Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

January 15, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

Përpjekjet e SHBA për të marrë në kontroll Groenlandën/ Sondazhi: 75 për qind e amerikanëve kundërshtojnë

January 15, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

January 15, 2026
Britania, Franca dhe Gjermania bëhen bashkë: Pasuritë ruse do përdoren si ndihmë për Ukrainën, Belgjika heziton

Habit Vladimir Putin: Jemi gati të vendosim raportet me Europën

January 15, 2026
Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

January 15, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Nga Lezha në Fier dhe Lushnje/ Hapet gara për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In