Darijo Srna nuk është futbollisti i vetëm që po kërkohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas Sportskeeda, trajneri Luis Enrique është duke menduar për transferimin e futbollistit shqiptar të Baselit, Taulant Xhaka.
Enrique dëshiron që Xhaka të luajë si mbrojtës i djathtë, atje ku skuadra po ka më shumë probleme. Vlera e kartonit të lojtarit shqiptar llogaritet në rreth 25 milionë euro, shifër kjo e pranueshme për një ekiup si Barcelona. /a.m.
