• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet Zyra e re e Mobilizimit në Korçë, Kodheli: Organizimi i trupave rezerviste, i nevojshëm

by Java News
20/03/2017 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte në Korçë ku mori pjesë në çeljen e Zyrës së re të Mobilizimit, e cila vjen në vazhdën e hapjes së këtyre zyrave në të gjithë vendin. Në hapjen e kësaj zyre, ministrja Kodheli shoqërohej nga prefekti i qarkut të Korçës Ardit Konomi dhe komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Ardian Bali. Zyrat e Mobilizimit në të gjithë vendin do të administrohen nga rezervistët e Forcave tona të Armatosura, kontributin dhe eksperiencën e të cilëve, ministrja Kodheli e konsideroi si të nevojshëm dhe të pazëvendësueshëm në rastet e emergjencave civile.

“Nocionin e rezervistit, ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë, sepse e shikojmë të nevojshme, sidomos kur flasim për situata aspak normale, siç janë situatat e emergjencave, situatat e kërkim-shpëtimit, apo situata të tjera në të cilat ne duhet të jemi më pranë qytetarëve dhe banorëve. Pavarësisht se kemi qenë prezentë me forcat aktive të armatosura, vetë praktika, realiteti, situatat e jashtëzakonshme na kanë treguar që nevoja për të organizuar trupën rezerviste ka qenë më shumë sesa prezente. Ne kemi akoma njerëz me përvojë, praktika, eksperienca, profesione të cilat janë pothuajse në zhdukje dhe nevoja e të pasurit prezent e personave me përvoja të ndryshme, në profesione të caktuara, por që nuk janë forcë aktive, sjell tek ne, kërkesën për ta pasur këtë përvojë dhe këtë eksperiencë prezente.”- u shpreh Kodheli, e cila foli edhe për rëndësinë që hapja e kësaj zyre ka në veçanti për zonën e Korçës.

“DMR e Drenovës është një pikë shumë e rëndësishme e kësaj zone, por e pamjaftueshme për ta mbuluar të gjithë zonën, ndaj prezenca e më shumë njerëzve, personave të cilat kanë qenë dikur pjesë aktive e FA, e bën prezencën e ushtrisë në territor, më të qenësishme, më të prekshme. Të gjitha këto janë arsyet që e bëjnë të nevojshme dhe të domosdoshme hapjen e kësaj zyre, e cila do të mbulojë gjithë qarkun e Korçës, por jo vetëm.”

Nga ana tjetër, prefekti i Korçës Ardit Konomi çmoi rëndësinë e hapjes së kësaj zyre, e cila siç u shpreh ai, do të jetë një ndihmë e madhe për gjithë këtë qark me problematika të veçanta sa i përket emergjencave civile. Zyra e re e Mobilizimit në qarkun e Korçës është hapur në mjediset e Detashmentit të Mbështetjes Rajonale në Drenovë, dhe do t’i shërbejë si një zyrë informacioni edhe të rinjve që kanë dëshirë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

ma.me

Next Post
Rama te ‘Zyber Hallulli’, batuta dhe tregon një histori me Dakon

Rama te 'Zyber Hallulli', batuta dhe tregon një histori me Dakon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In