• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet tuneli tek “Shqiponja”, Balluku: Do të lehtësohet trafiku

by A R
16/03/2021 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4 në nyjen “Shqiponja”.  Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin në hyrje të kryeqytetit.

“Kemi bërë hapjen e tunelit të 4. Nga Tirana automjetet që dalin nga Tirana, pra që vijnë nga pallati me Shigjeta dhe nga ura e lidhjes me TEG-un kalojnë në tubin e 4 për të dalë në autostradën në drejtim me Durrësin. Këto nuk janë lëvizjet definitive që do të ketë projekti në përfundim të tij, pra në Dhjetor të 2021, kur projekti të përfundojë nuk do të jenë këto lëvizjet e tubave. Këto tunele po hapen paraprakisht për të pasur një shfryrje të trafikut. Trafiku e dimë që nuk ka qenë i lehtë për t’u menaxhuar. Gjejmë momentin për t’i kërkuar ndjesë qytetarëve për orët që kalojnë në këtë aks, por duhet kuptuar që është një kantier i madh. Shpresojmë që brenda 2 javësh të hapim tunelin e tretë i cili do të facilitojë drejtimin nga Durrësi në drejtim të Tiranës”, tha Balluku.

Autoritetet janë shprehur se hapja e tuneleve do të ishte bërë më parë nëse do të kishte ndihmuar moti i mirë. Punimet në Sheshin Shqiponja parashikohet të përfundojnë në Shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa autoritetet thonë se vepra do të jetë gati në Dhjetor të këtij viti në bazë të ecurisë së shpejtë që kanë patur punimet.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë, e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 330 milionë eurosh. Rruga projektohet të jetë gati e gjitha në vitin 2023.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Mars 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

February 1, 2026
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

February 1, 2026
Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In