• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Krenarë që kemi orientuar të rinjtë drejt aftësimit professional dhe teknologjisë së informacionit

by Java News
10/05/2022 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Bëj zgjedhjen tënde…” Në Tiranë është çelur Panairi i Profesioneve, i cili ka për qëllim orientimin e të rinjve drejt aftësimit dhe formimit profesional. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, vizituan sot stendat e këtij panairi, u shpreh krenar që sot shumë të rinj zgjedhin arsimin profesional si atlernativë, shpesh edhe më fitimprurëse në tregun e punës në Shqipëri.

“Teksa po vizitoja shumicën e stendave, u ndjeva posaçërisht i emocionuar tek stenda e shkollës “Herman Gmeiner”. Para 8 vitesh, kur pata privilegjin të isha ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku përfshihej edhe arsimi professional, Fondacioni SOS na ofroi një godinë dhe na lindi ideja për të krijuar shkollën e parë Profesionale të Teknologjisë së Informacionit. Nuk kishte gëzim më të madh për mua, si pjesë e asaj skuadre, teksa shihja çunat e gocat që më thane plot zell: “Kryetar, jemi nga shkolla “Herman Gmeiner”, ne merremi me teknologji informacioni. Një pjesë e jona, që tani jemi në gjimnaz, ka filluar punë”. Nuk besoj se ka bekim më të madh për punën tonë dhe një përgjigje më të mirë se kjo për vendimin e duhur që morëm në atë kohë”, kujtoi Veliaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Shumë njerëz, sidomos ata cinikët e më skeptikët e portaleve thoshin: “Ç’a janë këto budallallëqe me arsimin professional? Pse, ç’jemi ne, në komunizëm?”. Pa shikoni Zvicrën! Kur thoni Zvicër, çfarë mendoni? Ju vijnë ndërmend çokollatat zvicerane, orët, që i bëjnë zanatçinjtë. Lexova për një grup fantastik studentësh zvicerianë që kishin arritur të gjenin një formulë të prodhimit të shollës ideale për këmbën e një këpuce, e cila quhej “on running shoes”, dhe nga një produkt studentor është sot marka e atleteve që ka shitjet dhe rritjen më të madhe se çdo firmë tjetër,” vijoi Veliaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai shtoi se në Arena Center, një tjetër ambient i është kushtuar tërësisht teknologjisë. “Nga njëra anë është Tumo Center, ku mësojnë të kodojnë fëmijët e vegjël, adoleshentët nga mosha 12 deri 18, kurse në anën tjetër punon stafi i “Lufthansa Industry Solutions”, ku të rinjtë paguhen më shumë se një deputet. Mjafton vetëm ky shembull për t’iu përgjigjur pyetjes së prindit: Çfarë të bëj me orientimin e fëmijës tim, ku ta çoj? Do studiojë shkenca politike, do studiojë juridik, do studiojë shkenca sociale, janë punë shumë të rëndësishme, por le ta pranojmë, nuk ka vend për 10 mijë studiues shkencash politike, nuk ka vend për 10 mijë filozofë, apo për 10 mijë që studiojnë çështjet sociale. Ama, ka vend pafundësisht për turizëm, ka vend për bujtina dhe sidomos për çështjet e teknologjisë së informacionit,” deklaroi ai.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ministrja Ibrahimaj, nga ana e saj, tha se edhe shifrat e punësimit të atyre që kanë zgjedhur arsimin profesional krahasuar me të rinjtë që kanë përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme dhe nuk kanë vijuar studimet e larta, janë sot me të larta se më parë. “Bizneset kanë një problem, gjetjen e profesionistëve. Jo të gjithë duhet të jenë ekonomistë. Ndërkohë që, bizneset kërkojnë pafund teknikë, inxhinierë, që mund të dalin edhe nga shkollat profesionale. Kemi sot 35 shkolla shtetërore profesionale, që punojnë çdo vit për të aftësuar nxënës,” tha ministrja.

Panairi i Profesioneve është risi në kontekstin shqiptar, pasi vendos në vijë të parë nevojën për orientim dhe për të marrë vendime të mirëinformuara për karrienrën. Ai ofron një platformë për të rinjtë dhe të rejat që ata të kuptojnë më mirë tregun e punës profesionet përkatëse dhe të njihen me institucionet ku mund të drejtohen për shërbime karriere, apo punësimi.

Next Post
Për herë të parë në 59 vjet/ Elizabeth s’merr pjesë në hapjen e seancës parlamentare. Ja kush e lexoi fjalimin e saj

Për herë të parë në 59 vjet/ Elizabeth s'merr pjesë në hapjen e seancës parlamentare. Ja kush e lexoi fjalimin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

January 24, 2026
“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In