• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet mensa e 7 sociale në Tiranë, një vakt i ngrohtë për personat në nevojë

by Java News
23/10/2018 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, falë politikave sociale të Bashkisë së Tiranës, çdokush në kryeqytet, pavarësisht mundësive ekonomike, e ka të sigurt një strehë dhe një vakt të ngrohtë. Pas rikonstruksionit të 3 mensave sociale ekzistuese dhe hapjes nga e para të tre të tjerave, kryeqytetit i është shtuar edhe një mensë e re në Njësinë 7. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se kjo mensë do jetë një tjetër histori suksesi, e cila u vjen në ndihmë njerëzve të pamundur të Njësisë 7.

“Është traditë e mrekullueshme dhe provon atë që kemi thënë prej kohësh: askush nuk e ka monopol ndihmën, solidaritetin; patjetër që shteti duhet të bëjë të vetën, bashkia po ashtu, ama kur secili merr një pjesë të barrës, gjithçka  bëhet më e lehtë. Ndaj jam sot i bekuar, i lumtur dhe shumë i kënaqur që këtë barrë të ndihmës në komunitetet tona po e ndajmë me miqtë e Kryqit të Kuq. Më vjen mirë që keni zgjedhur këtë komunitet, ku vërtet ka nevoja, por ka edhe shumë fisnikëri, shumë dinjitet, dhe në duart e kolegëve dhe të gjithë rrjetit të vullnetarëve jam i sigurt që do të jetë një histori suksesi”, tha Veliaj.

Ai theksoi se kjo hapësirë do të edhe shërbejë si qendër, ku të moshuarit apo personat në nevojë mund të kalojnë kohën e tyre. Veliaj nënvizoi faktin se pavarësisht punës së përditshme dhe misionit të përhershëm të institucioneve shtetërore për t’u përballur me varfërinë dhe nevojat e njerëzve me aftësi ndryshe, është e rëndësishme edhe ndihma e partnerëve të tjerë, qofshin këta individë apo organizata të ndryshme.

“Fakti që edhe në vendet më të pasura i kushtohet rëndësi atyre që janë nevojtarë, do të thotë se beteja me varfërinë nuk fitohet as me një ditë, as me një natë, as me një javë, as me një supë: është një betejë konstante dhe unë jam i bindur që betejën e varfërisë në Tiranë ne e luftojmë në mënyrë dinjitoze dhe e fitojmë çdo ditë nga pak”, shtoi ai. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, sot qyteti ka një rrjet të tërë të mensave dhe qendrave sociale, që janë të gatshme të përballojnë çdo emergjencë dhe nevojë nga personat në nevojë./a.ç

Next Post
Deputeti i PS sfidon Bashën: Zgjohesh pa larë sytë e shpif, të pres në gjykatë

Deputeti i PS sfidon Bashën: Zgjohesh pa larë sytë e shpif, të pres në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In