Bujar Kula është një tjetër demokrat tjetër që ka denoncuar falsifikimin e firmës së tij. Në një mesazh dërguar drejtueses së emisionit “Open”, gazetares Eni Vasili, Kula pretendon se i është falsifikuar firma pasi ai nuk ka firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor, nismë e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Zonja Eni Vasili, edhe unë kam të njëjtin problem si zonja më parë. Nuk kam firmosur për thirrjen e Kuvendit më datë 11 dhe më kanë falsifikuar firmën”, thuhej në mesazhin e Kulës që u lexua nga Vasili, përballë të cilës ndodhej Agron Shehaj, deputeti që verifikoi firmat një ditë më parë.
Më herët ka denoncuar edhe një grua, Freskida Rrapo, anëtare e degës nr.5 në Tiranë, ku Shehaj është edhe drejtues politik. Në një koment në një postim të Shehajt, Rrapo shkruante se deputeti po gënjente pasi asaj i kanë falsifikuar firmën.
g.kosovari
Po kyte e dine edhe gomarte qe 70% e firmave jane fallsifikuar nga plaku e banditete e tije,qe paguhen po nga ai barbare komunist i vicidolit.
Rrofte Partia Kkomuniste (PD)