• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet kopshti i ri në fshatin Fikas, Veliaj: Ofron të njëjtat shërbime si për fëmijët në qytet

by A R
20/09/2021 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër kopësht i ri model, me kushte dhe standarde europiane, u hap në periferi të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inauguroi kopshtin e ri “Bletëza Maja” në Fikas, teksa tha se një nga sfidat e bashkisë ishte ofrimi i shërbimit me të njëjtën cilësi, si në qendër ashtu edhe në periferi.

“Një nga sfidat që kemi pasur dhe ka qenë edhe vetë kemi qenë skeptik, a do arrijë dot Tirana e madhe të ofrojë shërbime dinjitoze, si në periferi edhe në qendër. Sot ia kemi mbërritur kësaj dite. Me këtë kopësht i kemi dhënë prindërve një mesazh shumë të fortë: Nuk ka arsye pse të dyndemi në Tiranë me trafik dhe ngarkesë, e cila duke qenë se është urbanizuar jashtë mase, kopshtet janë në kapacitete maksimale. I gjetëm kopshtet me 30% kapacitet, ndërkohë sot jemi në një situatë ku kemi më shumë kërkesa, në disa raste dhe 7-8 fish më shumë, se sa mundësitë”, nënvizoi Veliaj.

“Ne do të hapim 10 kopshte dhe shkolla këtë semestër dhe 10 të tjera, semestrin e dytë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Tiranë. Po bëjmë histori”, vuri në dukje Veliaj, teksa shtoi: “Po do të dish të ardhmen e një kombi, shih si i ka kopshtet dhe çerdhet. Mos pyet gjithologët dhe analistët. Një komb me kopshte të mira, ka të ardhme. Në qytetin që gjetëm para 5-6 vitesh, kopshtet e çerdhet ngjanin me burgjet, ku lagështira lëpihej nëpër mure. Ai ishte qytet pa të ardhme”.

Në fund, kryebashkiaku u bëri edhe njëherë ftesë bizneseve private, që t’u vijnë në ndihmë prindërve që punojnë aty, duke hapur kopshte dhe çerdhe në vendin e punës.

“Dua t’i bëj një thirrje çdo biznesi, i cili ka 20 nëna të reja punonjëse, të konsiderojnë hapjen e një çerdhjeje ose kopshti në afërsi të punës. Është e provuar shkencërisht, me financa, me ekomomi që fitimi vetëm shtohet. Dua që këtë ta kthejmë në standard”, nënvizoi ai.

Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiraj tha se kopshti i ri në Fikas ka një kapacitet prej 60 fëmijësh që ofron shërbime me kohë të plotë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 dhe me ushqim. Deputeti i zones, Xhemal Qefalia, falenderoi Bashkinë e Tiranës për rëndësinë që po i jep perfierisë së Tiranës.

/a.r

Next Post
LETRA / Mësuesi gjen në mur kukullën e frikshme që vrau ish-pronarët e shtëpisë (?!)

LETRA / Mësuesi gjen në mur kukullën e frikshme që vrau ish-pronarët e shtëpisë (?!)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In