• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Hapet kopshti i 50-të, quhet “Hojëzat” dhe ndodhet në Njësinë 8, Veliaj: Shqipëria, vend i mundësive; në tetor hapim Piramidën

by Java News
27/09/2023 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pranë shkollës së re 9-vjeçare “Kiço Blushi”, e ndërtuar një vit më parë nga Bashkia e Tiranës, ka çelur dyert edhe një kopësht i ri. Quhet “Hojëzat” dhe vjen me një infrastrukturë moderne arsimore, me kapacitet për 120 fëmijë. Ky është kopshti i 50-të që hapet në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç shkollave dhe kopshteve, Tiranës i janë shtuar edhe 49 çerdhe të reja.

“Ky është kopshti i 50-të! Kemi hapur edhe 49 çerdhe. Pra, në total, 99 institucione arsimore, si qendra edukimi dhe zhvillimi për fëmijët. Por, kemi edhe 200 shkolla, mes të cilave janë 40 shkolla të reja, të cilat u hapën vitin e kaluar, ndërsa këtë vit shkollor hapim edhe 9 shkolla të tjera të reja. Sot nuk ka më vend as për debat sepse nuk debatojmë kush bëri 99 shkolla, kush bëri 100 të tilla. Sot bilanci është: 99 kopshte e çerdhe me 0; 40 shkolla të reja me 0. Ndaj, duhet të shohim përpara. Nuk mund të matemi me ata që vetëm shajnë e përçajnë, e sot janë non grata”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se Shqipëria e vogël dhe modeste është vend i mundësive të mëdha. Ai shtoi se një prej qendrave më të mëdha si Piramida do të jetë në funksion të fëmijëve dhe të rinjve të Tiranës. “Më vjen mirë që bashkë me kryeministrin dhe me kujdesin e tij të posaçëm, muajin tjetër do të hapim një tjetër qendër për fëmijë si Piramida e Tiranës. A kemi hapësira të reja ku fëmijët mund të mësojnë kompjuter? Patjetër që kemi, por duke u dhënë atyre hapësirën më të madhe të qendrës së qytetit, tregojmë se për fëmijët kemi pronën më të mirë dhe mësimdhënien më unike, që lidhet me punët e së ardhmes. Kur pas fjalimeve, fjalët i kthen në vepra, ke dhënë provën se vërtet beson te ky projekt”, vijoi më tej ai.

Veliaj tha po ashtu se Tirana është qyteti që ka pasur rritjen më të madhe të turistëve pas Antalias. “Ka qenë e gjitha merita e qytetarëve të Tiranës, atyre që kanë hapur shtëpitë e tyre, madje punojnë edhe me ‘Airbnb’, por edhe i një stafi të përkushtuar të kësaj skuadre që, duke filluar nga hyrja në qytet, e deri tek sheshi “Skënderbej” apo edhe në periferinë më të largët, ku është Zipline apo Teleferiku, apo ku ka një bunker nuklear për të parë, apo edhe në vende të tjera ku më përpara dora e shtetit ishte absente, ka punuar me dashuri, me pasion dhe me cilësi”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Next Post
Basha takim me të rinjt në Shkodër: Edukimi i brezit të ri, një nga prioritetet e PD

Basha takim me të rinjt në Shkodër: Edukimi i brezit të ri, një nga prioritetet e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)

‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën/ Juristja: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

December 26, 2025
Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

December 26, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mbi gjysma e të majtëve simpatizojnë Ramën dhe mbi gjysma e të djathtëve Berishën, por…

December 26, 2025
SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

December 26, 2025
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E premte me vranësira në mëngjes dhe kthjellime pas mesditës

December 26, 2025
SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com