• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet gara/ PS çel aplikimet për kryetarët e partisë në 61 bashki dhe Sekretarët Ekzekutivë. Procedura

by Java News
10/05/2022 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zbatim të vendimit të Kongresit të 9 Prillit dhe Asamblesë Kombëtare të 7 Majit, Partia Socialiste ka hapur procesin e garës së brendshme për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit.

Gjithashtu, ftesa për aplikim u shkon edhe atyre që dëshirojnë të emërohen si sekretar ekzekutiv në degët lokale të Partisë Socialiste apo në nivel qarku, pozicion ky i cili u shtua përmes ndryshimeve statutore të 9 Prillit.

Udhëzimi i miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri parashikon se deri më 25 Maj 2022 do të administrohen kandidaturat e mundshme për kryetar të degëve lokale të Partisë Socialiste. “Procesi i propozimit të kandidaturave për kryetar të partisë së bashkisë është i hapur dhe në të marrin pjesë të gjithë strukturat e partisë së bashkisë, drejtuesi politik i qarkut, deputetët e asaj bashkie, forumet apo çdo anëtar i spikatur i PS në bashki. Kërkesat paraqiten në Asambletë Socialiste të Bashkive; gjithashtu një kopje dërgohet elektronikisht pranë selisë qendrore të Partisë Socialiste në adresën e e-mailit: sektoriorganizimit@gmail.com”, thuhet në udhëzim.

Parashikohet se kandidatët për kryetar të partisë të bashkisë duhet të ketë si rregull vendbanim dhe të bëjnë jetën e partisë për një periudhë jo më pak se një vit brenda territorit të bashkisë, të jenë anëtar të partisë si rregull për një periudhë jo më pak se tre vjet, të kenë arsimin e lartë si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit moral e ligjor.

Paralelisht me ftesën për të kandiduar për drejtimin e degëve të Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit, një tjetër urdhër i Sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri fton të interesuarit që të aplikojnë për detyrën e re të Sekretarit Ekzekutiv të partisë në territorin e 61 bashkive dhe 12 Qarqeve.

“Sekretarët ekzekutiv të partisë në Bashki/Qark, do të përzgjidhen deri në datën 30 Qershor 2022. Procedura e propozimit të kandidaturave për Sekretar Ekzekutiv është e hapur. Të drejtën për të kërkuar përzgjedhjen në pozicionin e Sekretarit Ekzekutiv e ka çdo individ që plotëson kriteret: të ketë vendbanim ligjor jo më pak se 1 vit në territorin e bashkisë/qarkut përkatës; të jetë anëtar partie, si rregull për një periudhë jo më pak se 2 vjet, të ketë njohuri për organizimin e drejtimin e strukturave të partisë, të ketë arsimin e lartë.

Preferohet me përvojë në drejtimin e një Këshilli Socialist, coordinator ose ish-koordinator elektoral i bashkisë, sekretar ose ish-sekretar i Asamblesë së bashkisë, kryetar/e ose ish-kryetar/e i FRES/FGS, etj”, thuhet në urdhërin e Gjiknurit.

Çdo individ kandidat për Sekretar Ekzekutiv të partisë në bashki/qark plotëson formularin e aplikimit, konkuron me dosjen e tij e cila duhet të përmbajë kërkesën, jetëshkrimin dhe formularin e integritetit. Këto dokumente dërgohen elektronikisht në adresën: sektoriorganizimit@gmail.com ose edhe nëpërmjet postës në Selinë Qendrore të Partisë Socialiste në Tiranë, deri në datën 15 Qershor 2022./m.j

Next Post
Lirohet Elsa Lila, Visha: Ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat. Turp për ata që vollën vrer

Lirohet Elsa Lila, Visha: Ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat. Turp për ata që vollën vrer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

January 29, 2026
Spiropali me raportuesin për Shqipërinë në PE: Fazë e re për mbylljen e negociatave

Spiropali me raportuesin për Shqipërinë në PE: Fazë e re për mbylljen e negociatave

January 29, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Shansi i fundit për PD/ Territorialja, Mazniku: Duhet mbyllur deri në korrik. Është jetik për bashkitë dhe fondet e BE

January 29, 2026
Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

January 29, 2026
Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

January 29, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë

January 29, 2026
Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

January 29, 2026
“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

January 29, 2026
“Zbatimi i ligjit, i rëndësishëm”, Kallas mesazh të qartë: Viti 2030 është objektiv realist për Shqipërinë, nëse bëni detyrat anëtarësoheni në union!

Kallas i kërkon SHBA të mos bombardojë Iranin: Nuk kemi nevojë për një luftë të re

January 29, 2026
Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In