• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hapet ‘gara’ për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe anëtarët/ ‘FBI-ja shqiptare’ me 60 hetues

by Java News
26/09/2019 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Keshilli i Larte i Prokurorise fton gjithe te interesuarit qe plotesojne kushtet e percaktuar, te shprehin inetresin per t’u bere pjese e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas njoftimit të KLP duke pasur parasysh ritimin me të cilin po ecën Procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë, shumë shpejtë do të njoftohet krijimi i e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Më pas KLP shpjegon se pas këtij çasti Këshilli do të emërojë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe pas këtij procesi do të fillojë etapa e përzgjedhjes së Drejtuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Ata që janë të interesuar për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të BKH-së duhet t’i referohen ligjit “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” (Ligji për SPAK-un), 2016. Neni 34, i Ligjit për SPAK-un, tregon se duhen kriteret minimale që duhet të plotësohen nga kandidatët, ku përfshihet përvoja në punë, arsimimi, dhe sjellja në të shkuarën. BKH do të ketë në përbërje 60 hetues.

Aplikantët për pozicionin e drejtorit dhe hetuesit të BKH-së duhet të dinë që procesi i përzgjedhjes do të jetë shumë rigoroz dhe sfidues. Ai është përcaktuar në Ligjin për SPAK-un dhe do të vlerësojë aftësitë profesionale, integritetin si dhe aftësitë mendore e fizike të aplikantëve.

Kandidatët do të plotësojnë një formular aplikimi online dhe Deklaratën e Kontrollit të Pasurisë dhe të Kontrollit të Figurës, sipas Neneve 6(3), 6(4) dhe 38(2) & (3), në ligjin për SPAK-un.

Vetëm ata aplikantë që plotësojnë këta formularë dhe plotësojnë kriteret bazë do të ftohen për të marrë pjesë në hapat e mëposhtëm të përzgjedhjes, të cilët do të përfshijnë:

(a) Një provim me shkrim ku përfshihen teste konjitive të sjelljes dhe të arsyetimit logjik.
(b) Një provim me shkrim që mat aftësitë në hartimin e raporteve.
(c) Hetim mbi verifikimin e figurës që konfirmon që personi nuk është dënuar e nuk është shpalluar më parë fajtor për vepra penale.
(d) Intervistim dhe përzgjedhje nga Paneli i Përzgjedhjes i SPAK-ut.
(e) Testim i gjendjes fizike e shëndetësore.

Byroja Kombëtare e Hetimit ose shkurt BKH do të drejtohet nga një Drejtor dhe ekipi i Hetuesve. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt hetuesit e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH.

g.kosovari

Next Post
Rudina Hajdari komenton fjalimin e Topallit për lëvizjen kundër Bashës

Rudina Hajdari komenton fjalimin e Topallit për lëvizjen kundër Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In