Policia u alarmua këtë të martë nga një çantë e dyshimtë, e cila u gjet e braktisur në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Tiranë.
Fillimisht, ata që e vunë re ishin qytetarët, të cilët më pas njoftuan policinë. Këta të fundit rrethuan zonën duke krijuar një perimetër sigurie dhe duke mbajtur qytetarët larg deri në ardhjen e xhenierëve .
Pas hapjes së kontrolluar të çantës nga forcat xheniere, rezultoi se brenda saj kishte vetëm sende personale.
Nuk dihet se kush mund ta ketë harruar çantën në atë zonë të populluar.
/a.r