• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet burgu i sigurisë së lartë në Shkodër, pret ‘peshqit e mëdhenj’

by Java News
02/08/2018 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burgu i Reçit në qarkun e Shkodrës është gati për të nisur nga puna. Ai është përuruar ditën e enjte me një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë Ministrja e Drejtësise, znj. Etilda Gjonaj, ambasadorja e delegacionit të BE, znj.Romana Vlahutin, deputetë të zonës dhe të Komisionit të Sigurisë, prefekti i Shkodrës, kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe, shefi i zyrës së KiE dhe përfaqësues të shoqërisë civile që punonjnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Ky institucion është ndërtuar me bashkëfinancimin e Bashkimit Europian me një vlerë prej 14,37 milion Euro dhe Qeverisë Shqiptare me 4 milion Euro. Ai ka një kapacitet prej 780 të dënuarish dhe të paraburgosurish.

Ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj në fjalën e saj theksoi se hapja e këtij institucioni do të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në uljen e fenomenit të mbipopullimit në sistemin e burgjeve, çka është aktualisht një nga problematikat më të mprehta në sistemin penitenciar.

Sipas ministres Gjonaj përmirësimi i infrastrukturës është një shtyllat kryesore të reformës në burgje dhe për këtë arsye Qeveria ka rritur me 10% nivelin e investimeve që do të realizohen gjatë vitit 2018, duke e çuar kështu në 470 milionë lekë buxhetin e investimeve.

Duke folur për reformën në sistemin penitenciar Ministrja e Drejtësisë u shpreh: “Reforma në sistemin penitenciar, si pjesë e rëndësishme e reformës së madhe në drejtësi që ne kemi ndërmarrë me shume sukses është në drejtimin e duhur. Synimi është krijimi i një sistemi penitenciar të sigurt, profesional, larg ndikimeve politike, në respekt të të drejtave të njeriut dhe sigurisht që t’i përshtatet kërkesave të kohës për të qenë në lartësinë e duhur për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri”.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm i reformës në të cilin është ndalur ministrja Gjonaj janë edhe masat antikorrupsion brenda sistemit të burgjeve. Ministrja tha se po forcohen masat antikorrupsion, nëpërmjet forcimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve që kontrollon dhe verifikon veprimet e administratës për të gjitha rastet e abuzimit të detyrës dhe shkeljes së ligjit. Sipas saj një numër i lartë punonjësish të policisë së burgjeve janë kallzuar penalisht në rastet kur janë adresuar raste të ankesave për korrupsion ashtu si dhe në rastet e hetimeve proaktive për mitmarrje dhe favorizim të të burgosurve.

Nga ana e saj ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, znj.Romana Vlahutin u shpreh: “Sundimi i ligjit është në thelb të partneritetit dhe dialogut tonë politik dhe është po aq në qendër të mbështetjes që Bashkimi Europian i jep Shqipërisë. Është në thelb të asaj që qytetarët shqiptarë kërkojnë nga autoritetet.

Kjo strukturë është një shembull i shkëlqyer se si bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe fondeve kombëtare të Shqipërisë kanë bërë të mundur një projekt të tillë, një institucion të standardeve evropiane, i cili do të mundësojë mbrojtjen më të mirë të dinjitetit njerëzor të të burgosurve”

Burgu i ri në Reç të qarkut Shkodër plotëson të gjitha kushtet dhe standardet e trajtimit të personave të paraburgosur dhe të dënuar. Ato i përafrohen standardeve të Bashkimit Evropian, në lidhje me akomodimin, sistemet e ngrohjes, regjimin e aktiviteteve ditore, aktiviteteve sociale, kulturore, edukimit, si dhe atyre sportive etj.

Gjithashtu ky institucion ka në dispozicion ambiente për reparte pune për punësimin e të burgosurve, kushte bashkëkohore të kuzhinës, lavanderisë, ambiente të kujdesit shëndetësor, si ndihma e shpejtë, urgjencë, farmaci, etj.

a.ç

Next Post
Dalin pamjet/ Ja si u ekzekutua 23 vjeçari shqiptar në Itali, vrasësit e prisnin me motor

Dalin pamjet/ Ja si u ekzekutua 23 vjeçari shqiptar në Itali, vrasësit e prisnin me motor

Comments 2

  1. Tosk e geg says:
    7 years ago

    Ah cdo ma kaloj pleqerin Sala per qejf aty si pasha. Ne burg te ri sepse e meriton. Behu gati sali

    Reply
  2. Endri says:
    7 years ago

    Ja mor Lulzim ta ben qelin gati. Ca do me tani, me carcaf te lar dhe te hekurosur. Mer edhe babain politik edhe kaloni pjesen e mbetur te jetes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

December 29, 2025
Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

December 29, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Dhjetor 2025

December 29, 2025
Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

December 29, 2025
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“Sterilizimi”, Beqaj kërkon t’i vendosen në dispozicion materialet audio të seancës së kaluar

December 29, 2025
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

December 29, 2025
“Janë në lojë interesa të mëdha”, ish-ministri Milo analizon luftën Izrael-Iran

Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh

December 29, 2025
Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

December 29, 2025
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

December 29, 2025
Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com