• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet bulevardi ‘Migjeni’ në Kashar/ Veliaj: Fillojmë punën për teatrin e ri, amanet i Kadri Roshit

by Java News
14/01/2020 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është hapur ditën e sotme bulervardi “Migjeni”, i cili do tu shërbejë 80 mijë banorët e zonës së Kasharit. Ky investim lidh Unazën e Re me rrugën “Tre Dëshmorët” dhe Yzberishtin.

“Tirana mbush 100 vjeç këtë vit dhe festimet do të nisin në shkurt. Disa e kanë harruar se qeveria, për të kryer transferimin e Tiranës në kryeqytet, u takua me kryetarin e bashkisë të atëhershëm jo te sheshi “Skënderbej”, as në Laprakë, as te 21-shi, por në Kashar. Pra, stacioni i parë ku stafeta i kaloi Tiranës si kryeqytet, ka qenë Kashari, ndaj nuk besoj se ka mënyrë më të mirë për të kujtuar 100 vjetorin e shpalljes kryeqytet, sesa me hapjen e bulevardit të ri të Kasharit, i cili mban emrin e poetit të madh Migjeni”, deklaroi Veliaj.

Duke sjellë në vëmendje bllokimin tek zona e Astirit, Veliaj iu drejtua me një mesazh opozitës, duke theksuar se punët e politikës nuk duhen ngatërruar kurrsesi me zhvillimet urbanistike.

“Ky është një segment që bie pingul me Unazën e Madhe të Astirit. Le të bëjmë një krahasim: si u punua këtu dhe si nuk punuam dot tek zona e Astirit. Pra, puna ecën kur ka bashkëpunim, kur ka dashamirësi, kur nuk e ngatërrojmë politikën me asfaltin, kur nuk e ngatërrojmë partinë me ndriçimin, kur nuk e ngatërrojmë sherrin e ditës me infrastrukturën rrugore, nga e cila përfitojnë fëmijët tanë. Ndaj, ftesa ime për të gjithë ata që deri dje e kanë penguar Unazën e Madhe është: mos e ngatërroni politikën me fatin e kalamajve. Politikanët shkojnë e vijnë, zgjedhje do ketë gjithmonë, por të ngatërrosh rrugën me punët e partisë, do të thotë të dëmtosh me duart e tua fatin e familjes tënde”, deklaroi kryebashkiaku.

Në fjalën e tij Veliaj lëshoi edhe batuata ku si shembull mori Haxhi Çaushi, i cili është një nga banorët e hershëm në zonën e Kasharit. Ai ka dhuruar mbi 1400 metra katrorë tokë për komunitetin, duke i hapur rrugë transformimit të gjithë zonës. Veliaj u shpreh se bulevardi “Migjeni” ka filluar t’i japë një impuls të ri ekonomisë së gjithë zonës dhe në të njëjtën kohë, të rrisë edhe vlerën e pronës në këtë zonë.

“Kur kemi qenë këtu herën e parë, asnjë nga dyqanet nuk ishte shitur. Sot dikush ka bërë një biznes, dikush një kafe, dikush ka hapur një zyrë, dikush një sipërmarrje, një punishte të vogël, dikush një bukëpjekës apo pastiçeri, por secili prej tyre paguan qira, taksa, janë punësuar minimalisht nga 3-4 vetë në punishtet e vogla deri në 50-60 veta në zyrat më të mëdha. E gjitha është një ekonomi që nuk e kishim, e në vend të saj ishte një baltovinë. Ndaj, jam sot shumë krenar”, u shpreh Veliaj, teksa bëri të ditur se krahas bulevardit të ri, banorët kanë edhe një rrugë të re që mban emrin e ikonës së artit, “Kadri Roshi”.

Ai siguroi se amaneti i aktorit të madh për një teatër të ri do të bëhet realitet dhe Tirana do të ketë m’u në zemër të saj një godinë të re.

 “Amaneti i Kadri Roshit ishte një teatër i ri. Të ketë një teatër të ri ku nuk plevitosemi, ku nuk shkojmë me batanije në shfaqje, ku nuk punojmë në një mullar kashte me shkrepëse të presuara, siç bëhej teatër para 100 viteve. Tirana në 100 vjetorin e saj do të fillojë punën për Teatrin e ri. Ndaj, jo vetëm një emër i nderuar si Migjeni për Bulevardin e ri të Kasharit, por edhe një emër i nderuar për rrugën Kadri Roshi, të cilit do i mbahet amaneti deri në fund për Teatrin e ri Kombëtar m’u në zemër të qytetit të Tiranës, siç i ka hije një kryeqyteti që tani bëhet 100 vjeç”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se ky 100-vjetor do të shënojë një bum investimesh nga qeveria dhe nga bashkia, që do të sjellë një fuqizim ekonomik. “Pas tërmetit do të ndërtojmë jo vetëm më mirë dhe më me cilësi edhe shkollat, edhe kopshtet, edhe çerdhet e reja, që kemi filluar e që do të fillojmë shumë shpejt këtu në Kashar, por besoj se do të na japë edhe një fuqi ekonomike. Do të shpenzojë para qeveria, bashkia e me këto para do të punësohen njerëz, do të sjellin biznese dhe do të rrisin vlerën e pronës. Si bashki kemi përgatitur të bëjme një seri të madhe investimesh”, shtoi ai.

Buqeta e investimeve do të vijojë në të gjithë zonën e Vaqarrit dhe të Yzberishtit, të cilat nuk do të konsiderohen si zona të largëta, por do të jenë realisht lagje të Tiranës. “Sot jemi duke punuar në të gjithë rrugën nga Fabrika e Miellit deri në Vaqarr, që ky i fundit të trajtohet si një lagje shtesë e Kombinatit. Pra, do e çojmë autobusin e Kombinatit edhe një stacion më shumë. Kur po diskutojmë të bëjmë Vaqarrin lagje urbane të Tiranës, Yzberishti patjetër ka nevojë për investime të tilla. Kemi edhe disa plane të tjera, mes Kombinatit dhe Kasharit, ku duam të ngrejmë zonën e lirë ekonomike të Tiranës”, tha Veliaj.

Bulevardi i Kasharit ka dy korsi për secilin kah lëvizjeje, korsi biçikletash dhe rrugë për këmbësorët. Ndërkaq, në këtë bulevard me përmasa moderne, janë të përcaktuara edhe zonat për gjelbërim, sistemi i ndriçimit, vijëzimet etj. Një lehtësim të ndjeshëm për qytetarët sjell edhe hapja e rrugës “Kadri Roshi” duke rritur urbanizimin e kësaj zone që në vitet e tranzicionit ka njohur një rritje të madhe të popullsisë.

Next Post
Doni të njehsoni diplomën e marrë jashtë vendit? Ja procedurat që parashikon udhëzimi i ri

Doni të njehsoni diplomën e marrë jashtë vendit? Ja procedurat që parashikon udhëzimi i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In