• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet AgroPark Tirana, Veliaj: Fermerëve të kurorës së Tiranës do iu shpërblehet mundi, këtu do kursejnë 70% të kostos që ia jepnin privatit

by Java News
08/05/2023 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapet “AgroPark Tirana”, hapësira më e re publike e tregtimit bujqësor në Tiranë. 200 fermerët e parë kanë nisur shitjen e produkteve bio, të certifikuara me të gjitha standardet e sigurisë ushqimore të Bashkimit Europian.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, përuruan sot tregun e ri publik të Farkës, me sipërfaqe totale 25 mijë katrorë, i cili do të vijojë të zgjerohet, duke dyfishuar hapësirën tregtare dhe numrin e fermerëve që do tregtojnë në këto ambiente.

“Shumë faleminderit nga zemra të gjithë atyre që janë bashkautorë dhe kumbarë të kësaj vepre të jashtëzakonshme që lind sot. Është tamam si kurora e një mbretëreshe, e cila si gurë të çmuar ka Petrelën, Farkën, Baldushkun, Dajtin, Zall Bastarin, Zall Herrin, Ndroqin, Vaqarrin, Pezën. Shumë faleminderit që kujdeseni për kurorën e Tiranës dhe shumë faleminderit që e keni bekuar me energji pozitive gjithë këtë aksiomë, e cila besoj do transformojë si kurrë më përpara bashkëjetesën me Tiranën urbane, që është hapësira më e madhe ekonomike, jo vetëm e qarkut Tiranë, por e gjithë Shqipërisë”, u shpreh Veliaj.

Ai shpjegoi se si do funksionojë tregu i ri publik, i cili, sipas tij bashkon prodhimet më të mira të zonës. “Duke filluar nga gjelat e Baldushkut, te vaji i ullirit të Ndroqit, te vreshtat dhe vera e Lundrës dhe domatja e vonë Shëngjergjit, janë të gjitha të shpërblyera. Gjithë ai mund dhe gjithë ajo ambicie që kemi pasur prej vitesh për të pasur një hapësirë, një treg publik, diçka që nuk funksionon për qëllim fitimi, por për qëllim mbështetje, më në fund sot bëhet realitet. Ta gëzojmë tregun e ri agroushqimor të shumicës, tregun publik të Tiranës. Do funksionojë pak si treg, pak si bursë, pak si agregator biznesi. Na kanë kontaktuar disa kompani të ndryshme, deri në Izrael, që të sigurohemi që këtu ka një kënd ku mësohen teknikat e reja dhe gjetjet më të fundit në shkencë. Edhe agropërpunimi është kthyer gjithashtu në një shkencë,” deklaroi Veliaj.

Ai thumboi edhe kundërshtarët politikë, që po premtojnë gjithçka falas në këtë fushatë, teksa tha se në këtë treg fermerët do të kursejnë 70% të kostove, që deri më tani shkonin për privatin.

“Dua ta sqaroj që në fillim se këtu nuk ka asgjë falas. Nuk ka falas sepse ai fermeri që zgjohet në 3 të mëngjesit për të punuar tokën, do duhet të paguajë gjithashtu fatura, duhet të paguajë librat e shkollës, duhet të paguajë veshjet e fëmijëve. Mundi i të gjithë atyre që kanë punuar dhe që punojnë në bujqësi do shpërblehet sipas rregullave të tregut të lirë, ku ata do duhet të jetojnë me dinjitet. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë dhe që bëjmë në këtë treg është që heqim 70% të kostos, që kishte tregu privat, që shkonte për fitim të pronarit. Këtu pronari është Bashkia e Tiranës dhe bashkë me qeverinë jemi bashkëfinacues të këtij projekti. Nuk është falas, por atë 70% që e fuste në xhep privati, duke e kthyer në monopol edhe mënyrën si shtrohej tavolina e bukës në Qarkun e Tiranës, sot zerohet sepse Bashkia e Tiranës dhe qeveria nuk ka nevojë të nxjerrë fitim nga tregu,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se në një fazë të dytë do të kemi një dyfishim të kësaj hapësire. “Më vjen mirë që faza e parë përfundoi 100% me sukses dhe kemi një hapësirë prej 6000 metra katrorë sipërfaqe për magazina, tregtim ditor të hapur 2000 metra katrorë, hapësirë parkimi prej 6000 metrash katrorë dhe një sipërfaqe totale në dispozicion prej 25 mijë katrorë. Në fazën e dytë duam ta rrisim sipërfaqen e tregtimit dhe magazinimit me 20 mijë metra katrorë të tjerë, ose 200 operatorë të tjerë, sipërfaqen e tregtimit ta çojmë në 4000 metra, pra me 200 fermerë të tjerë dhe me një hapësirë tjetër prej 6000 metra katrorë sipërfaqe parkimi, duke e bërë sipërfaqen totale në dispozicion 55 mijë metra katrorë”.

Next Post
Ndodh në Vlorë: Burri denoncon largimin e bashkëshortes 52-vjeçare nga shtëpia

Kamionçina me gurë zuri poshtë 55-vjeçarin në oborrin e tij në Bulqizë, arrestohet shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

December 25, 2025
VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

December 25, 2025
Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues

Drita

December 25, 2025
VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

December 25, 2025
RTSH, së shpejti me një kanal të dedikuar për fermerët dhe bujqësinë

Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Bujqit nuk marrin subvencione! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut!

December 25, 2025
Shqiptari që po zhduket nga frika

Shqiptari që po zhduket nga frika

December 25, 2025
Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

December 25, 2025
2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

December 25, 2025
Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

December 25, 2025
Sherr me thika mes disa personave në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma

VIDEO-Sherr për motive banale në një lokal në Korçë, dhunohet një person! Dyshohet se…

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com