• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapen tek liqeni mini-bibliotekat e para në Shqipëri. Kumbaro: Rrojmë dhe pa Nobel

by A R
15/10/2016 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Kulturës, në kuadër të Fushatës Kombëtare të Leximit, sot janë hapur mini-bibliotekat e para në Tiranë.

Vendi i zgjedhur për këtë nismë të veçantë ka qenë parku i Liqenit Artificial, ku të gjithë janë bërë pjesë e konkursit të mini-bibliotekave kreative dhe leximit në natyrë.

Publikut të pranishëm, ku shumica ishin fëmijë dhe të rinj, i janë bashkuar edhe disa nga ministrat e qeverisë. Bashkë me ministren e Kulturës, znj.Mirela Kumbaro pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe Ministrja e Arsimit, znj. Lindita Nikolla, Ministrja e Inovacionit Milena Harito,  David Muniz, Zv. ambasadori amerikan,  Rayan Robert, i zyrës së marrëdhënieve me publikun  si dhe Blendi Gonxhe, Drejtor i Agjenisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

E kthyer tashmë në një traditë sa herë Takohemi për një libër, ministrat dhe të rinjtë kanë lexuar pjesë nga autorët e tyre të preferuar. Ministrja Nikolla sërish solli një poezi të Agollit, të cilin e ka ndër të preferuarit e saj, ndërsa Kumbaro kishte zgjedhur një pjesë të veçantë nga “Kafet në Rostand” të Ismail Kadaresë, për çmimin Nobel, kandidat për të cilin Kadare ishte edhe këtë vit.

“Shpresa është e kotë. Një qetësi para furtune. Dhe ja, ia shkrep diku…Do të gjendet nje shkas, një gazetë, një polemikë, gjysmë e shuar dhe gjithçka do të rifillojë  si çdo vit. Çmimi Nobel këtë herë…

…. Duam Nobel. E duam se s’bën. E meritojmë. As që pyesim për të. Hë, hë s’pyesim? Atje na rri mendja. Do të na i japim me një këmbë. Kurrë mos e dhënçin! Do ta japin se s’bën. More s’e japin, kaq ta bëjmë dhëmbin. Ky i yni e ka fajin: nuk del t’iu thotë: s’e dua dhe pike. Po prit, mor zotni, si të thotë s’e dua, kur s’ia jep kush? Ashtu të thotë:në ju dhimbset aq fort, mbajeni për vete. Rrojmë dhe pa Nobel.”

“Little free library-t”e para u krijuan bashkë me këndin e leximit në një hapësirë tërësisht ekologjike nga U.S Embassy Youth Coucil. Grupi i të rinjve të ambasadës preferoi të mos marrë pjesë në konkurs, por vetëm dha një shembull sesi këto mini-biblioteka mund të funksionojnë, ashtu siç ndodh gjerësisht edhe në SHBA ku janë të regjistruara 44.000 të tilla.

“Little Free Library në Shqipëri” nën moton: Ngri  një bibliotekë të vogël për të gjithë, fito një bibliotekë të madhe për vete.Konkurs mbarëkombëtar që nxit  përhapjen në Shqipëri të Minibibliotekave Kreative. Kush krijon minibibliotekën më kreative do të fitojë një pako me libra për pasurimin e bibliotekës së tij. Projekti  ka nisur në Tetor dhe ceremonia e mbylljes së konkursit do të jetë në javën e parë të dhjetorit./a.m.

Next Post
FOTOT/ Zbulohet guri i çmuar gjigand që vlen 155 milionë euro

FOTOT/ Zbulohet guri i çmuar gjigand që vlen 155 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In