• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapen pikat e testimit të shpejtë në Tiranë, apeli i Manastirliut për festat e fundvitit

by A R
21/12/2020 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore Nr.9, ka bërë me dije se testimi i shpejtë ka nisur në 6 pika në Qendra Shëndetësore në Tiranë dhe rezervimi për kryerjen e tyre tashmë do të bëhet nga mjekët e familjes.

“Sot kemi filluar me testimin e shpejtë në Tiranë, në komunitet, në 6 pika të identifikuara për të kryer testimet në komunitet sipas një sistemi të mirëorganizuar me mjekun e familjes, me regjistrin elektronik të fashave orare, ku qytetarët të cilët janë pjesë e indikacioneve, pra për 5 ditët e para të sëmundjes dhe ku mjeku i familjes vlerëson se duhet kryer testimin e shpejtë, vijnë në këto qendra shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke deklaruar se vijon fuqizimi i kapaciteteve dhe se përfshirja e testimit të shpejtë krijon më shumë akses dhe përgjigje më të shpejtë, Manastirliu tha se testimi i shpejtë do të vijojë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që bëri me dije 6 pikat e testimit të shpejtë në Tiranë.

“Sigurisht do të vijojë në gjithë Shqipërinë, në qendrat e testimit në komunitet. Në Tiranë kemi filluar me 6 pika: Në qendrën shëndetësore nr. 9, qendrën shëndetësore nr.10, në qendrën shëndetësore të Kombinatit, në qendrën shëndetësore Qyteti Studenti, në qendrën shëndetësore Kodër-Kamëz dhe gjithashtu edhe në pikën e Brrakës, në qendrës shëndetësore nr. 4”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se pavarësisht përfshirjes së testit të shpejtë, testimi me metodën klasike të PCR do të vijojë.

“Nga ana tjetër testimi nëpërmjet metodës klasike të PCR vazhdon. Grupet e epidemiologëve janë në terren për vijimin e testimit përsa i përket testeve të cilat kryhen direkt nga numri 127, pra rastet e hetimit epidemiologjik dhe gjurmimit në terren”, tha Manatirliu.

Në prag të festive të fundvitit Manastirliu u ka apeluar qytetarëve të shmangin grumbullimet dhe të festojë brenda familjes tyre të vogël, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

“Është shumë e rëndësishme tashmë që vijnë edhe festat e fundvitit, të jemi të gjithë sa më shumë vigjilentë dhe të impenjuar për të ruajtur masat e distancimit social, vendosjen e maskës, ruajtja e higjienës”, apeloi Manastirliu.

Të gjithë mjekët e familjes do të referojnë për testim në qendrën që tashmë kanë të përcaktuar. Është mjeku i familjes, i cili, nëpërmjet sistemit të referimit elektronik, e referon qytetarin për rapid test në fashat orare nga 10:00-16:00, nga e hëna në të shtunë. Dhe pacienti paraqitet në pikën e testimit në ditën dhe orën e caktuar, ndërsa përgjigjen e merr sërish nga mjeku i familjes.

/a.r

Next Post
Cili është lloji i ri COVID-it dhe a do të funksionojnë vaksinat kundër tij?

Cili është lloji i ri COVID-it dhe a do të funksionojnë vaksinat kundër tij?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In