• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapen pas 18 majit, del protokolli si do funksionojnë baret dhe restorantet

by Ardit Rada
07/05/2020 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Baret dhe restorantet që pritet të hapen më 18 maj do të kenë rregulla strikte higjiene dhe dezinfektimi të vazhdueshëm në mënyrë që të sigurojnë shëndetin e punonjësve por dhe klientëve që do të vijnë. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar në e-albania, administratorët e bareve dhe restoranteve duhet të jenë nën monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së punonjësve të tyre dhe nuk duhet lejuar askush të vijë në punë nëse shfaq simptoma të COVID-19 dhe ka temperaturë 37.5. Nëse punonjësit shfaqin simptomat duhet telefonuar menjëherë mjeku i familjes. Gjithashtu çdo punonjës i bar – kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë te përgjegjësi nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Baret dhe restorantet do të punojnë deri në fashën e orarit të lejuar për të gjithë 05:00-17:30 dhe vetëm në pjesën e jashtme të tij. Gjatë hapjes së tyre baret dhe restorantet duhet të sigurojnë sapun, letër dhe dezinfektues, pastrim i rregullt i koshave të mbetjes dhe dezinfektim të të gjithë ambientit kur hapet dhe kur mbyllet, pra 2 herë në ditë. Gjithashtu për klientët duhet të sigurohet në hyrje një dezinfektues duarsh jo më pak se 60 % alkool.

Punonjësit do të jenë gjatë gjithë kohës me maska dhe doreza dhe të dezinfektojnë dhe lajnë shpesh duart sidomos pas marrjes së parave nga klienti.

Dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve në bar dhe restorant duhet të dezinfektohet dhe pastrohet në mënyrë të shpeshtë për të shmangur çdo infektim të mundshëm me COVID-19.

Personeli i barit duhet të qëndrojë 1.5 metër larg nga klienti, ndërsa nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të tjera. Në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m.

Subjekti bar – kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike.

/e.rr

Next Post
Basha takon dy persona: Agrobiznesi në rrezik të madh, masat e qeverisë janë kaotike

Basha takon dy persona: Agrobiznesi në rrezik të madh, masat e qeverisë janë kaotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In