• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapen kreditë e buta, Veliaj: Programi më ambicioz, zgjidhje problemit të strehimit për familjet

by Java News
29/03/2018 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 500 familje të pastreha do të kenë mundësi që të përfitojnë kredi të buta për blerjen e një banese. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se programi për kreditë e buta ka qenë programi social më ambicioz që ka aplikuar ndonjëherë Bashkia e Tiranës duke dhënë një model realist dhe efikas për zgjidhjen e problemit të strehimit në qytetin e Tiranës. Veliaj theksoi se përmes kësaj skeme, Bashkia e Tiranës u jep zgjidhje problemit të strehimit për çiftet e reja dhe njëkohësisht krijon mundësi reale për timulimin e sektorit bankar. “Ndonjëherë na duhet që të marrim të marrim vendime të vështira, por kemi marrë vendime të drejta dhe më vjen  mirë që historia provoi që kishim të drejtë. Pa dyshim që programi për kreditë e buta ka qenë programi social më ambicioz dhe eksperimenti më I guximshëm që kemi bërë në këtë fushë, që ka aplikuar ndonjëherë Bashkia e Tiranës. Ky program na ka dhënë edhe një model realist dhe efikas për zgjidhjen e problemit të strehimit sidomos për çiftet e reja. E dini fare mirë që ne shkojmë nga qendrat e emergjencës, tek banesat sociale, tek bonusi i qirasë dhe tek kreditë e buta si paketa të ndryshme që targetojnë shtresa të ndryshme të popullsisë sipas kapacitetit financiar që ata kanë”, deklaroi Veliaj.

Duke vënë në dispozicion një fond minimal nga buxheti I Bashkisë, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se krijohet një mundësi reale për qindra familje për të blerë një banesë. “Nga viti që kaloi, kur programi u hap për herë të parë  u shpallën gjithsej  999 përfitues, Për garsionieret 370 aplikime, për 1+1, 444 aplikime, për dy + një 181 aplikime dhe  për 3+ 1 kanë qenë 4 aplikime sepse kanë qenë familje me një numër të madh anëtarësh  dhe fëmijë të vegjël në këto familje”, tha ai.

Në total do jenë në dispozicion këtë fazë rreth 500 kredi me interesa të ulëta dhe që do mund të përfitohen nga familjet e reja dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara. 

Përfitues potencial në programin “Subvencionimi i interesave të kredisë për familjet e reja”, do të jenë familjet e reja që:

Përbëhen nga çifti i ri me moshë totale deri në 70 vjeç.

Përbëhen nga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension.

Nuk kanë në pronësi një banesë.

Kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program.

Nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla të ngjashme më parë.

Duke u nisur nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë është parë e arsyeshme të ndryshojnë disa nga përbërësit e skemës së subvencionimit të interesave të kredisë dhe kufijtë minimal dhe maksimal të nivelit të të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikuesit.

Së pari ndryshon mosha e përfituesve pasi është marrë në konsideratë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikimin për kredi. Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç.

Së dyti afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjeç, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm.

Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme.

ma.me

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Berisha: Tarifa për rrugën çështja që po trondit kombin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rillogarritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

Rillogarritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Peqin, 2 të lënduar

January 2, 2026
Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

January 2, 2026
E diela mbuloi Shqipërinë me dëborë, por si parashikohet moti për javën e ardhshme

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Në zonat malore të qarkut të Vlorës priten reshje dëbore

January 2, 2026
Borë edhe në Dajt, ja temperaturat për ditën e sotme

Automjete të bllokuara nga dëbora në Qafë Thore, drejtuesit denoncojnë mungesën e borëpastrueseve

January 2, 2026
Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

January 2, 2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

January 2, 2026
Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

January 2, 2026
Sektori minerar në ‘lupën’ e inspektorëve gjatë 2026-ës për pagimin e taksave, tatimet: 268 mln € gjoba

Sektori minerar në ‘lupën’ e inspektorëve gjatë 2026-ës për pagimin e taksave, tatimet: 268 mln € gjoba

January 2, 2026
Zelensky njofton kreun e ri të shërbimit të Inteligjencës Ushtarake në Ukrainë

Zelensky njofton kreun e ri të shërbimit të Inteligjencës Ushtarake në Ukrainë

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com